Deputeti Agron Shehaj: Bregdeti iu dha Xhaçkës. Kushtetuesja ti heqë mandatin, pas burrit ajo bëri edhe kunatën, investiture strategjike

168
Sigal

Deputeti i Partisë Demokratike Agron Shehaj ka folur për skandalin e radhës të denoncuar ndaj qeverisë së Edi Ramës, pasi ka shpallur si investitor strategjik burrin e ministres Olta Xhaçka, i cili ka marrë një kontratë duke përfituar tokë publike për të ndërtuar një resort prej 5 milionë eurosh në Dhërmi. Shehaj ka theksuar shkeljet kushtetuese nga dhënia e pronës publike në Dhërmi, burrit të ministres Olta Xhaçkës, i cili është në konflikt të pastër interesi, duke sqaruar edhe praktikën e ndjekur.

Shehaj: Reagimi i ministres Xhaçka në parlament ishte fyes më së shumti ndaj meje. Jo nuk di jo nuk ke. Ministrja duhet të ishte përgjigjur vetëm një pyetje, a është kunata e saj, përfituesja e kësaj toke publike nga kompania e bashkëjetueses të vëllait? Unë e kuptoj se ajo është në shkelje totale të ligjit”. Në fjalën e tij deputeti Shehaj shprehet:  “Në marsin e vitit të kaluar Rama shpall vendimin se Artan Gaçi ishte investitor publik, pra burri i ministres Olta Xhaçkës. Në fillim ka dalë kompania e burrit të Olta Xhaçkës me të gjitha kriteret e shpallura nga Rama si investitor strategjik. E thotë vetë Artan Gaçi në një intervistë për BIRN se kompanisë së tij i shtojnë një hotel menaxhment, në të njëjtën zyrë në emër të një investitoreje amerikane dhe kërkojnë ndryshimin e vendimit të parë të Ramës dhe të shtojë kompaninë e kësaj shtetase amerikane si investitore amerikane dhe ai e pranon vetë se e ka bërë për të shmangur konfliktin e interesit. Pasi e shpallën investitor strategjik edhe kunatën, Rama merr vendimin për ti kaluar pronën publike kunatës së Xhaçkës. Pra Rama mbledh ministrat dhe i kalon pronën një ministreje. Provat janë në letra. Ne nuk dimë nëse a ishte Rama në dijeni se përfituesi ishte ministrja e kabinetit të tij? Sepse po të jetë në dijeni pastaj është edhe më e rëndë.”

Sipas Shehaj Investitorët strategjikë në ligj trajtohen me prioritet madje edhe në rastet kur një pronë është në proces gjyqësor ajo i kalon investitorit strategjik. Madje Shehaj deklaron se nëse pronari i një prone të caktuar e vërteton se është pronari me dokumente, atëherë ai merr dëmshpërblim nga shteti, ndërsa investitori strategjik vijon punën i qetë.