Speciale nga Rifat Kullolli / Çështja e kompanisë Bankers është një nga skandalet më të rënda financiare në historinë e tranzicionit vazhdon të mbetet në hije. SPAK-u dhe Parlamenti po amnistojnë dosjen Bankers Petroleum. A ka adhur koha që duhet të hetohet vetë SPAK-u për këtë dosje të zezë ? Shqiptarët nuk mund të pranojnë më që ari i zi të prodhojë vetëm varfëri për zonën e Marinëzës, zero lekë për arkën e shtetit dhe mbi 25 miliard euro fitim për mafien botërore në 22 vite. Ne paguajmë karburantin më shtrenjtë, paguajmë korrupsionin, paguajmë luksin e politikës, paguajmë drejtësinë e korruptuar…
- -Po për Bankers Petroleum pse nuk diskutuat o deputetë të “tredhur” nga kryetarët?!
- – Ne paguajmë karburantin më shtrenjtë, paguajmë korrupsionin, paguajmë luksin e politikës, paguajmë drejtësinë e korruptuar…
- – Për vite me radhë, shqiptarëve u është shitur propaganda se çmimi i lartë i naftës vjen nga tregjet ndërkombëtare
- – Në Parlamentin tonë, grinden shpesh përpara ekranit televizive, por pajtohet në heshtje kur preken interesat e mëdha.
- SPAK-u dhe Parlamenti po amnistojnë dosjen Bankers Petroleum…
- -A ka adhur koha që duhet të hetohet vetë SPAK-u për këtë dosje të zezë ?
- – Çështja e kompanisë Bankers një nga skandalet më të rënda ekonomike në historinë e tranzicionit vazhdon të mbetet në hije.
- – Shqiptarët nuk mund të pranojnë më që ari i zi të prodhojë vetëm varfëri për zonën e Marinëzës dhe zero lekë për arkën e shtetit.
Rifat Kullolli
Po për Bankers Petroleum pse nuk diskutuat mbrëmë o deputetë të “tredhur” nga kryetarët .. Pse ? Në parlamentin shqiptar mbrëmë deri vonë ,u fol me orë të tëra për çmimin e naftës, për uljen e akcizës, për tarifat, për taksat, për barrën mbi qytetarët. Deputetët ngritën zërin, bënë debate, hodhën akuza, recituan statistika dhe u përpoqën të shesin veten si “mbrojtës të popullit”. Por në gjithë atë zhurmë politike, një emër nuk u përmend pothuajse fare.. Bankers Petroleum. Dhe pikërisht aty fillon hipokrizia e politiqeneve tanë … Sepse nuk mund të flasësh seriozisht për çmimin e naftës në Shqipëri pa hyrë në zemrën e problemit, për mënyrën se si janë menaxhuar pasuritë nëntokësore shqiptare dhe marrëdhënia e errët e politikës me kompanitë që kanë përfituar miliarda nga toka shqiptare. Pse as Partia Socialiste dhe as Partia Demokratike nuk e prekin kurrë në thelb çështjen e Bankers Petroleum? Pse nuk flitet kurrë me emra konkretë për fitimet marramendëse, për kontratat koncesionare, për dyshimet e vazhdueshme mbi evazionin fiskal, për skandalet mjedisore dhe për faktin se Shqipëria, një vend prodhues nafte, ka ndër karburantet më të shtrenjta në rajon? Sepse problemi nuk është vetëm akciza. Problemi është kapja e shtetit. Për vite me radhë, shqiptarëve u është shitur propaganda se çmimi i lartë i naftës vjen nga tregjet ndërkombëtare. Është gjysmë e vërtetë. Çmimet globale ndikojnë, por nuk shpjegojnë pse qytetari shqiptar paguan më shtrenjtë se fqinjët, ndërkohë që jeton mbi një tokë që nxjerr naftë çdo ditë. Në çdo vend normal, një pasuri natyrore do të përdorej si avantazh kombëtar. Në Shqipëri ndodh e kundërta, sa më shumë pasuri ka vendi, aq më i varfër bëhet qytetari. Kjo është tragjedia jonë që nuk po na ndahet këmba këmbës … Nafta shqiptare nuk është kthyer në mirëqenie kombëtare, por në një burim të errët përfitimesh për kompani të privilegjuara, oligarki ekonomike dhe lidhje politike që nuk guxon askush t’i prekë seriozisht. As mazhoranca nuk e hap dosjen reale të Bankers Petroleum, sepse do të duhej të shpjegonte marrëdhëniet, lehtësitë, tolerimet dhe mungesën e transparencës ndër vite. Por as opozita nuk ndjehet e gjallë për këtë kompani e për prodhimin që vidhet dhe sot për diell nga Bankers.. . Bërtet për çmimet, por nuk fut bisturinë te sistemi që i prodhon ato. Kritikon pasojën, por jo mekanizmin. Në Parlamentin tonë, grinden shpesh përpara ekranit televizive, por pajtohet në heshtje kur preken interesat e mëdha. Dhe ne dëgjojmë po* dhët e Tabakut apo të Braçes dhe paguajmë karburantin më shtrenjtë, paguajmë korrupsionin, paguajmë luksin e politikës, paguajmë drejtësinë e korruptuar… Ndërkohë parlamenti vazhdon teatrin… Njëra palë bën sikur lufton për popullin. Pala tjetër bën sikur mbron ekonominë. Por askush nuk prek nyjën e vërtetë të problemit, sepse në momentin që përmendet seriozisht Bankers Petroleum, debati nuk do të ishte më propagandë parlamentare. Do të kthehej në hetim kombëtar. Dhe pikërisht kësaj duket se politika shqiptare i trembet më dhunë, të vërtetës.

Zhurmë mediatike
Ndërsa politika shqiptare konsumohet çdo ditë në debate shterpë për procedura e komisione hetimore që shpesh përfundojnë në zhurmë mediatike, një nga skandalet më të rënda ekonomike në historinë e tranzicionit vazhdon të mbetet në hije. Çështja e kompanisë Bankers Petroleum, e cila menaxhon fushën naftëmbajtëse më të madhe në Evropën lindore, (Patos-Marinza), ngre pyetje rrëqethëse për integritetin e institucioneve tona dhe drejtësinë e re. Argumenti kryesor që rëndon mbi këtë korporatë është skema financiare e përdorur për mbi dy dekada. Sipas të dhënave të vazhdueshme nga KLSH dhe raportimeve tatimore, Bankers Petroleum ka arritur të raportojë shpenzime aq të larta operative, saqë teorikisht rezulton me humbje ose fitim minimal, duke shmangur kështu pagesën e tatim-fitimit prej 15% ndaj shtetit shqiptar. Paradoksi financiar. Si mundet një kompani të operojë për 21 vite në humbje dhe të vazhdojë të investojë e të nxjerrë naftë? Dyshimet për fryrje artificiale të kostove për të mbuluar fitimin real janë denoncuar herë pas here, por asnjëherë nuk kanë marrë një përgjigje finale nga organet e akuzës.

SPAK… Midis pritshmërisë dhe pasivitetit
Struktura e Posaçme Antikorrupsion (SPAK) u krijua me premtimin për të goditur të paprekshmit. Megjithatë, kur vjen puna te Bankers Petroleum, duket se ekziston një mur mbrojtës. Kërkesa e shqiptarëve për një hetim shterues nuk është thjesht dëshirë për penalizim, por kërkesë për llogaridhënie mbi pasurinë kombëtare. Nëse SPAK heton me të drejtë koncesionet në shëndetësi apo inceneratorët, lind pyetja. Pse nuk ka të njëjtin zell për rentën minerare dhe faturat miliarda dollarëshe të naftës, që nuk u derdhën kurrë plotësisht në buxhetin e shtetit? Në këtë pikë, lind një shqetësim edhe më i thellë. Ka ardhur koha që të hetohet vetë SPAK, i cili ka vënë në gjumë pritshmëritë e shqiptarëve dhe vazhdon lejon që të hapet më thellë gropa e zezë në buxhetin e shtetit, pa dhënë rezultatet që justifikojnë besimin dhe burimet që i janë dhënë. Më shumë se qëndrimi i drejtësisë, rëndon heshtja e Parlamentit. Me përjashtim të thirrjeve të vazhdueshme nga Lëvizja Bashkë, e cila ka kërkuar vazhdimisht komision hetimor, pjesa tjetër e mazhorancës dhe opozitës zyrtare duket se ka gjetur një paqe të çuditshme me këtë temë. Mazhoranca: Mjaftohet me deklarata teknike dhe rregullime kontraktuale që nuk kthejnë mbrapsht miliardat e humbura. Opozita: Edhe pse akuzon për korrupsion në çdo sektor, asnjëherë nuk e kthen vëmendjen te Bankers, duke ngritur dyshime për influenca të fuqishme lobimi që prekin të dy krahët e politikës. Nëse pasuria nëntokësore e Shqipërisë nuk u shërben shqiptarëve, por vetëm llogarive bankare të korporatave të huaja dhe sekserëve vendas, atëherë sovraniteti ekonomik është thjesht një iluzion. Ngritja e një Komisioni Hetimor Parlamentar ndaj vetë SPAK-ut, ndihmuar po nga vete SPAK, për 21 vitet e operimit të Bankers Petroleum nuk është opsion, por detyrim kushtetues. Njëkohësisht, kërkesa për transparencë dhe llogaridhënie nuk mund të ndalet vetëm te kompanitë apo politikanët. Ajo duhet të përfshijë edhe vetë institucionet e drejtësisë. Vetëm një sistem që pranon të hetojë veten mund të rifitojë besimin e publikut. Shqiptarët nuk mund të pranojnë më që ari i zi të prodhojë vetëm varfëri për zonën e Marinëzës dhe zero lekë për arkën e shtetit. Heshtja është pohim i fajit.






















