Pensionistët në Librazhd mesazh kryeministrit Rama: Pensioni nuk na del as të blejmë ilaçe

Elbasani, mes terrorit, gjobave ndaj biznesit dhe fushatës për të emëruar miqtë deputetë

Shpërndarja e pensioneve dhe e shpërblimit për fundvit për 9600 pensionistë të bashkisë Librazhd dhe Përrenjas, si dhe të 9 njësive administrative të dy bashkive, vazhdojnë me radhë të gjata dhe grumbullime në pikat postare, që janë të hapura deri në 20:00. Disa nga pensionistët e quajnë qesharake, pasi nuk ju dalin dhe për ilaçet dhe kanë një mesazh për kryeministrin Edi Rama, duke i thënë se shpërblimi për fundviti është qesharak, ndërsa pensioni nuk u del as për të blerë ilaçe.

NOA

Gjobat ndaj biznesit për të grumbuilluar paratë për fushatë

Qarku i Elbasanit ka “nderin” të ketë drejtues politik, numrin 2 të ‘Rilindjes’, Taulant Ballën. Shumë herë Taulant Balla u premtoi qytetarëve në këtë qark shumë gjëra, mirëpo deri tani nuk ka bërë asgjë. Varfëria është rritur, papunësia ka marrë përmasa të frikshme, qindra e mijëra të rinj janë larguar nga Shqipëria për shkak të papunësisë, ndërsa shumë tendera dhe koncesione që janë dhënë në këtë qark, i kanë përfituar miqtë dhe klientët e partisë. Mirëpo, jo rastësisht Elbasani është shndërruar këto vitet e fundit si “kryeqyteti i krimit”. Taulant Balla është akuzuar se ka emëruar apo shkarkuar edhe drejtues të Policisë së Shtetit në qarkun e Elbasanit, sipas shërbesës që ata i kanë bërë interesave të partisë. Sipas zërave, Taulant Balla nëpërmjet lobinngjeve, u ka premtuar prokurorëve që të “zgjidhin” të gjitha çështjet gjyqësore që kanë të bëjnë me lidhjet e disa personave, në këmbim që do të emërojë kandidat për deputet në zgjedhjet e 25 prillit 2021. Disa biznesmenë pohuan se ndaj tyre po vihen “gjoba”, për të mbushur “arkën “ e partisë, të cilat do të përdoren në fushatën elektorale të 25 prillit. Nëse bizneset nuk binden, që të kontribojnë financiarisht partinë, atëhere ndaj tyre zbarkojnë “çakejtë” e tatimeve, AKU, e drejtoritë e tjera, duke ndërmarrë masa të ashpra edhe për gjënë më të vogël.