Deputetët 12 milionë lekë tender i furnizimit me ujë të pijshëm

68
Sigal

Telegraf.al / Kur kryeministri Rama postoi në Tik Tok videon ku konsumonte ujë çezme në shtëpinë e tij, nuk e besoi njeri. Sepse furnizimi me ujë të pijshëm 24 orë është gënjeshtra më e madhe. Propaganda në këtë problem që vuajnë çdo ditë qytetarët , të cilët ankohen se uji që vjen në çezmat e shtëpive nuk është i pijshëm, ndërsa  Rilindja vazhdon reklamën duke thënë të kundërtën nëpër rrjete sociale dhe daljet publike.

Ama vetë ai si dhe qeveritarët nuk pinë ujë çezme! Disa herë janë publikuar shpenzimet që bën Veliaj për të blerë ujë për bashkinë. Ndërsa tani është Kuvendi ai që ka derdhur lekët ujë.

Kurse, në sistemin e Agjencisë së Prokurimeve Publike është publikuar tenderi me objekt “Blerje uji të pijshëm, gota plastike ( duke përdorur pajisjet e ujit të operatorit ). ”

Pra, edhe pajisjet do t’i ndërrojë kryetarja Lindita Nikolla. Sipas këtij dokumenti, Nikolla do të shpenzoje 12 milionë lekë që të blejë ujin dhe gotat plastike për të shuar etjen e deputetëve. Bëhet me dije se afati i fundit për dorëzimin e ofertave është data 26 shkurt 2024 dhe firma që do të shpallet fituese do të furnizojë me ujë Kuvendin deri në fund të këtij viti.

Nuk del nga dokumentet me sa lekë do të kushtojë 1 litër ujë për deputetët, por nëpër markete blihet me 100 lekë dhe ky është një shpenzim i madh për qytetarët.

Kuriozë jemi të dimë sa litra ujë do të blejë Nikolla për Kuvendin dhe si e arsyeton ajo faktin që deputetët nuk pranojë të pinë ujë çezme!

Kujtojmë se Kryesia e Kuvendit ndodhet në ndërtesën ku dikur qëndronte Komiteti Qendror i PPSH dhe furnizimi me ujë bëhej me një linjë të dedikuar. Nuk e dimë nëse ende funksionon ajo linjë, por një gjë është e sigurtë, deputetët socialistë nuk ia kanë besën as propagandës së vetë.