Departamenti i Shtetit konfirmon daljen e Yuri Kim nga byroja diplomatike

Departamenti i Shtetit ka ri-freskuar faqen e vet zyrtare duke njoftuar se Yuri Kim është spostuar provizorisht si këshilltare për Departamentin e Shtetit ‘për efikasitetin dhe llogaridhënien’. Praktikisht ky është një pozicion obsolete që justifikon pagën e zonjës Kim dhe për 6-9 muajt e ardhshëm. Zonja Kim tashmë ka zero akses në informacionin e Byrosë Diplomatike për Euro-Azinë dhe ‘de facto’ ka humbur statusin e diplomates. Rezulton se ajo ka kontaktuar në disa raste lidhje të saj ku ka shprehur nevojën për të kaluar në sektorin privat pasi sipas saj ‘praktikisht nuk ka më çfarë bën aty ku është’.

NOA