Match Maker Albania 2025: Më 27 Mars eventi kryesor për bizneset në Pallatin e Kongreseve

114
Sigal

Match Maker Albania – Save the Date! 27 Mars | 📍Pallati i Kongreseve
AIDA organizon -Eventin Match Maker Albania 2025! Ky është eventi kryesor i vitit për bizneset!

Kjo ngjarje është një mundësi e jashtëzakonshme për të lidhur eksportuesit shqiptarë me tregjet ndërkombëtare, për të prezantuar investime vendase dhe të huaja në Shqipëri, për të shfaqur potencialin e vendit tonë dhe për të krijuar bashkëpunime të reja me kompani globale.

Në këtë ngjarje të rëndesishme për zhvillimin e bizneseve do të bashkohen në një vend:

+500 Investitorë ndërkombëtarë;
+200 Investitorë shqiptarë;
+30 Eksportues shqiptarë;
+20 Shtete të përfaqësuara nga institucione dhe biznese;
+30 Projekte private dhe shtetërore për të investuar;
+10 Institucione shtetëtore shqiptare;

Pjesëmarrja e eksportuesve shqiptarë në Match-Maker Albania 2025 paraqet një mundësi të shkëlqyer për zgjerimin e tregjeve dhe krijimin e lidhjeve strategjike me blerës dhe partnerë ndërkombëtarë. Përmes takimeve B2B të strukturuara, bizneset eksportuese do të kenë mundësinë të prezantojnë produktet dhe bizneset e tyre përballë një audience të përzgjedhur investitorësh dhe biznesesh të huaja, duke forcuar praninë e tyre në tregjet globale dhe duke kontribuar në rritjen e eksporteve shqiptare.

Lidhuni me partnerë të rinj, zgjeroni tregun dhe eksploroni mundësi investimi duke qenë pjesë e ngjarjeve të këtij eventi si:

✅️Takime B2B & B2G
✅️ Panair me produktet “Made in Albania”
✅️ Panele me ekspertë të njohur
✅️ Podcast & media room
✅️ Workshop-e me produkte shqiptare
✅️ Social events & kulturë

🌐 Bashkohuni me liderët e tregut dhe bëhuni pjesë e së ardhmes së biznesit shqiptar! Eventi mbështetet nga MInistria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit dhe Enterprise Europe Network Albania.