Denoncuesi: Kryebashkiaku Sejdini shtypi të riun dhe la ushtarin e tij për t’i bërë presion

846

Pas reagimit të policisë së Elbasanit në lidhje me aksidentin në aksin Elbasan- Librazhd, ka ardhur një tjetër denoncim, i bërë publik sërish nga ish kryeministri Sali Berisha.

Sigal

Në njoftimin e policisë thuhej se shkaktar i aksidentit ishte shtetasi 51 vjeçar me inicialet Xh.F i cili po drejtonte një mjet në pronësi të një kompanie por i marrë me qera nga Bashkia e Elbasanit.

Në fakt, shtetasi në fjalë është shoferi i kryebashkiakut Qazim Sejdini.

Por nga ana tjetër, në njoftimin e policisë nuk thuhej asnjë detaj nëse në incident ishte i përfshirë edhe vetë kryebashkiaku, ngjarje të cilën e denoncoi një qytetar përmes Sali Berishës. Kësaj here, po përmes ish kryeministrit, janë publikuar disa foto të skenës së aksidentit, ku duket qartazi se Qazim Sejdini ka qenë pjesë e aksidentit ndaj të riut A.Allushi, 31 vjeçar.


Për më tepër lexoni denoncimin e qytetarit të cilin e ka përcjellë në rrjetin social Berisha:

Qytetari dixhital ka nje pyetje per Don Lalen: Pse nuk u ndale te kujdeseshe per viktimen tende?? sb

“Mirmbrema doktor shpresoj ky mesazh tju gjej mir

Degjova deklaratat qe Qazim Sejdini ka lene drejtesine qe te bej punen e vet. Nje pyetje kam per don lalen si mund te veproje drejtesia ku vet don lala natyrisht i shoqeruar me eskorten e tij shtyp nje person ne rruge dhe largohet nga vendi i ngjarjes duke lene aty ushtarin e tij Aurel Kaja ( Leli INUK-ut te elbasanit) bashke me 2 badigarde. Ne fillim mendova se do ta ndihmonin por arsyeja e ndalimit ishte ti benin presion qytetarit qe te mos fliste dhe te harrohej ky incident duke mos u interesuar ne asnje sekond per shendetin e personit te lenduar. Kjo eshte drejtesia e Don Lales???