Denoncimi: Nga përgjimet SKY ECC dalin emrat e vettingut që kanë dirigjuar shkarkimet e gjyqtarëve

43
Sigal

Përgjimet e ardhura nga jashtë nxjerrin zbuluar drejtësinë e re, dhe impikojnë anëtarë të Vetingut që kanë dirigjuar shkarkimin e prokurorëve dhe gjyqtarëve me direktiva klienteliste. Teksa përgjimet nxjerrin në pah emra që kanë kaluar vettingut, e bëjnë pazare me krimin si ; 25 mijë euro për t’i liruar nga burgu. Ja si “Kutia e Pandorës” përfshin edhe politikanë të rëndësishëm e figura të larta në polici

SPAK është duke mbuluar diçka. Në ato përgjime janë të implikuar një sërë politikanësh të nivele të larta, nga kryeministri e të tjerë. Bëhet fjalë për përgjimet e SKY.

“SPAK po mbulon diçka”!- Kështu tha të premten avokati i gazetarit Elton Qyno, që u pyet për orë të tëra në SPAK. Avokati Arben Llangozi tha se beson se gazetari mund ta ketë ruajtur një kopje të materialeve dhe do të hapet “Kutia e Pandorës” për këtë rast. Sipas avokatit në përgjime përmendeshin politikanë të rëndësishëm, duke nisur nga kryeministri Rama, si dhe anëtarë të VetTingut, që kanë dirigjuar shkarkimin e prokurorëve dhe gjyqtarëve. Po ashtu në përgjime sipas tij ka dalë edhe Ardi Veliu, që u ka shpërndarë 24 drejtorëve të policisë aparate enkro. I ftuar në formatin televiziv MCN Live Llangozi tha: “Mua m’u duk sikur SPAK është duke mbuluar diçka. Në ato përgjime janë të implikuar një sërë politikanësh të niveleve të larta, nga kryeministri e të tjerë. Bëhet fjalë për përgjimet e SKY. Bomba më e nxehtë në SPAK janë përgjimet që kanë ardhur nga jashtë. Nga përgjimet që kanë ardhur, kemi të bëjmë me një bombë të madhe ku thuajse e gjithë politika shqiptare është e implikuar. Këto përgjime kanë rënë në dorën e gazetarit Qyno, i cili në ditët në vijim do plaste gjylen e madhe.

Një prokuror i Tiranës ka dalë në përgjime ku kërkon 25 mijë euro nga një grup kriminal për të liruar një persona nga burgu dhe e ka kaluar Vettingun. E ka pasur apo jo këtë informacion KPA?

Ato u sekuestruan tashmë nga Prokuroria e Posaçme dhe s’e dimë çfarë fundi do kenë. Çfarë sekreti do kishte aty që s’duhet të dilte? Janë ato të tjerat që SPAK-u s’do që të dalin. SPAK-u do vepronte në mënyrë selektive, si në shumë raste. Kemi dyshime që më tepër kanë qenë sekuestro për të mbuluar pisllëqe. Nga ato që unë kam folur shkon deri në nivelin e kryeministrit dhe anëtarë të Vettingut që kanë dalë në përgjime, se si kanë dirigjuar shkarkimin e prokurorëve dhe gjyqtarëve. Në disa përgjime ka dalë edhe ish-drejtuesi i Policisë së Shtetit Ardi Veliu që u ka shpërndarë 24 drejtorëve të policisë aparate enkro. Mendoj që do kemi shumë çështje që do dirigjohen dhe do mbyllen nga ajo Prokurori. Përgjegjësi për nxjerrjen e këtij sekreti është prokurori Behar Dibra. Janë tre prokurorë dhe tre oficerë, tani këta i kanë nxjerrë, se ku do t’i gjente z.Qyno”. – tha avokati. Ai beson se gazetari Qyno mund ta ketë ruajtur një kopje të materialeve, dhe sipas tij do të hapet “Kutia e Pandorës” për këtë rast. Ndër të tjera Llangozi tha se pjesë e përgjimeve është fakti që prokurori Anton Martini është shkarkuar pas ndikimit të grupeve kriminale. Duke folur për rastin e marrjes në pyetje të gazetarit të Ora News Elton Qyno, avokati tha: “SPAK-u ka avancuar dhe është cënuar në mënyrë të drejtpërdrejtë gazetari. Janë tre vendime gjykatash, që janë zbatuar në dëm të klientit tim. Në momentin e kontrollit ka pasur fëmijët e mitur në banesë. Është e tmerrshme se si oficerët e policisë gjyqësore nuk kanë marrë një psikolog, sepse kështu thotë konventa. Kjo është një vepër penale që nuk ndiqet nga SPAK, por Prokuroria e zakonshme. Mendojmë që kemi të bëjmë me një hetim tendencioz. Është thirrur një gazetar, i është ndikuar te detyra. Nuk mund të hetojë ai prokurorë që ka dosjen, të hetojë edhe nxjerrjen e sekretit. Ai tani do të mbulojë veten e vet, ato veprime që ka kryer. Duhet patjetër të shpallej moskompetenca. Aty ka informacione që vet SPAK-u s’i ka zbardhur. Ndodhet në përgjime se si grupet kriminale kanë hequr një prokuror nga detyra. Z. Dibra ta hetojë edhe rastin e shkarkimin e prokurorit Anton Martini, ka qenë një nga prokurorët më të hekurt në atë institucion. Është shkarkuar, sepse kanë ndikuar grupet kriminale. Adriatik Llalla ka marrë 100 mijë euro për ta transferuar në Shkodër, është e dokumentuar. Duke njohur Qynon mendoj se e ka një kopje. Do hapet “Kutia e Pandorës” për këtë rast. SPAK duhet të hetojë sikur z.Qyno i ka ato përgjime. Sepse nëse nuk do hetojnë do ketë pasoja për atë Prokurori. Këto janë metoda të sigurimit të shtetit dhe z.Dibra i di mirë, sepse ka qenë pjesë e sigurimit të shtetit. I kam dhënë dy orientime gazetarit Qyno, që burimin të mos ta nxjerrë kurrë, dhe të shkruajë edhe më fort sot”. – tha ai. Avokati tha se në përgjime del një prokuror i Tiranës, që ka kaluar Vettingun, dhe ka marrë 25 mijë euro për të liruar një të burgosur. “Një prokuror i Tiranës ka dalë në përgjime ku kërkon 25 mijë euro nga një grup kriminal për të liruar një persona nga burgu dhe e ka kaluar Vettingun. E ka pasur apo jo këtë informacion KPA? Ndërkohë që prokurori që hetoi grupin kriminal e vuri para përgjegjësisë, u diskriminua, u çua në Shkodër. Të gjitha këto janë të shkruara, i ka shkruajtur z.Qyno. Por duhet të hetohen. Si z.Dibra janë të gjithë ata prokurorë. Përpara Prokurorisë së Posaçme i ka marrë lekët. Këto shkrime s’u kanë pëlqyer prokurorëve të SPAK, sepse janë zbuluar.” – u shpreh ndër të tjera për MCN avokati Arben Llangozi.