Ismail Kadare vizitë në UMSH

49
Sigal

Shkrimtari i mirënjohur zhvilloi një bashkëbisedim të ngrohtë me stafin akademik dhe studentët e UMSH. Shkrimtari i madh, Kadare: Më gëzon ky mjedis, ka dritë dhe dashuri në sy. Akademik Anasatas Angjeli: Një nga ngjarjet më të rëndësishme të Universitetit Mesdhetar që nga krijimi 15 vjet më parë

Kadare : Më gëzon ky mjedis, ka dritë dhe dashuri në sy.

Angjeli: Ngjarja më e rëndësishme e Universitetit Mesdhetar që nga krijimi 15 vjet më parë.

 Shkrimtari i madh Ismail Kadare, i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Helena Kadare vizitoi Universitetin Mesdhetar të Shqipërisë. Pas takimit me Presidentin e Universitetit Mesdhetar, Akademik. Prof. dr Anastas Angjeli, shkrimtari i mirënjohur zhvilloi një bashkëbisedim të ngrohtë me stafin akademik dhe studentët e UMSH, në lidhje me veprën e tij, pikpamjet, kontributin e jashtzakonshëm si autor dhe person me ndikim të lartë jo vetëm në Letërsi, por edhe në lidhje me imazhin e Shqipërisë kudo në botë. Veprat e shkrimtarit janë përkthyer në dhjetra gjuhë të botës dhe titujt e vlerësimet për të kanë qenë ndër më të lartat.

“Ne jemi të nderuar që kemi sot mes nesh një personalitet dhe autor të jashtëzakonshëm si Ismail Kadare për të cilin nuk ka nevojë për shumë fjalë. Ajo që mund të them me bindje të plotë është se që nga koha e krijimit të Universitetit Mesdhetar të Shqipërisë, 15 vjet më parë, nuk ka ngjarje më të rëndësishme që do të mbahet mend edhe nga brezat e rinj të studentëve që do të vijnë se vizita juaj këtu”, –u shpreh Presidenti i UMSH-së në fjalën e tij.

Vetë Kadare iu përgjigj një sërë pyetjesh nga pjesëmarrësit duke vlerësuar mjedisin  universitar që e bëri të pranojë ftesën në një kohë kur daljet e tij publike kohët e fundit janë të rralla. “Ju falenderoj për ftesën tuaj bujare. – Ndjehem – shumë i – gëzuar këtu. Është një mjedis i bukur. Ka dritë, ka dashuri në sy.

“Unë marr shumë ftesa, por nuk mundem të shkoj të them të drejtën te të gjitha, ka pengesa të papritura, por sot ndjehem mirë, që pranova ftesën tuaj”, u shpreh Kadare në nisje të takimit. Ai theksoi se çdo shkrimtar ka rrugëtimin e tij. “Jeta jonë është e tillë në këtë ecje të dehur nga gëzimi i njohjes, i dashurisë, disa herë të hidhëruar nga mosnjohja.

Unë do doja të ndjeheni të lirë të bëni pyetje, pasi të gjitha pyetjet janë të gëzueshme, të këndshme për mua t’ju dëgjoj, për çdo shkrimtar. Në çdo takim të tillë, diçka rritet në ndërgjegjien tënde. Diçka të ndryshon, diçka transformohet, ndaj do ju kërkoja që çfarë keni në mendje ta thoni”,- tha Kadare. Bashkëshortja dhe njëkohësisht shkrimtarja e njohur Helena Kadare e pranishme në takim, iu përgjigj ngrohtësisht një sërë pyetjesh nga auditori.