Koalicion me PS-në? Vasili i prerë: LSI, zero marrëveshje me izoluesit e Shqipërisë

458
Sigal

Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili ka reaguar lidhur me ato që ai cilëson si diversione të përhapura në mediat e financuara nga “Rilindja” dhe vetë Edi Rama, dhe shuan çdo alibi për ndopnjë koalicion mes LSI-së dhe Partisë Socialiste

Ja posti i plotë i Vasilit:

Analistët rilindas shohin ëndërra me sy hapur! Përgjigjet e mëposhtme do të lënë pa punë shkruesit rilindas me pagesë:

LSI Zero marrëveshje me izoluesit e Shqipërisë! LSI ka qënë nga të parat, që ka denoncuar aferën e Inceneratorëve dhe ka mbështetur shumë fort akuzat për to. Që në 26 nëntor 2017 qëndrimet e LSI për inceneratorët janë publike, pa asnjë ekuivok dhe të drejtpërdrejta. Diversionet e analistëve të rilindjes nuk pinë më ujë…..shumë shumë vlejnë vetëm për ta, dhe vetëm për të justifikuar mëditjen e tyre.

Analistet rilindas shohin enderra me sy hapur!Pergjigjet e meposhtme do te lene pa pune shkruesit rilindas me…

Gepostet von Petrit Vasili am Mittwoch, 24. Juni 2020