Denoncimi i Berishës/ Arben Ahmetaj, ndërmjetësi i donacioneve është, hajduti më i madh, thuhet se ka groposur kazanë me euro

350
Sigal

 Berisha: Arben Ahmetaj ka të groposur kazanë të mëdhenj me euro

Ish-kryeministri Sali Berisha, komentoi Konferencën e Donatorëve të mbajtur në Bruksel dhe  shpreh se së shpejti këta banorë do të zhgënjehen. Ai hodhi akuza të forta ndaj Ministrit për Rindërtim Arben Ahmetaj, të cilin e akuzoi se ka “groposur” para të vjedhura. “Nuk mund të ndalem pa thënë se, jashtë euforisë së madhe jam 100% i sigurt se shumë shpejt do të jetë zhgënjimi i madh për këta qytetarë. Më vjen keq që bëjë këtë kasandër. Së pari sepse ndërmjetësi i këtyre donacioneve është një grup hajdutësh. Dy figurat kyçe janë hajdutët më të mëdha qeveritarë pas Edi Ramës, Arben Ahmetaj, që thuhet se ka të groposur kazanë të mëdhenj me euro. I dyti, hajduti i heshtur një Artan Agolli, që ka marrë tani këtë fondin. Ai është një lukuni i papërmbajtur. Një pjesë e fondeve do të shkojnë drejt Agollit. Ai vjedh 24 orë në 7 ditë për Edi Ramën. Dje përfaqësuesi i SHBA tha se do japim 5 milion dollarë për Akademinë e Transparencës. Kjo do të thotë se do t’i japim për kapur hajdutët. Kjo ndodh në Shqipëri dhe me meritë. Është absotulisht e domosdoshme dhe unë e përshëndes këtë vendim të qeverisë amerikane. Ata deklaruan se paratë tona do kenë synim transparencën e këtyre parave.

Berisha flet për gazetën italiane: Rama të mësojë nga protestat ose do ketë fund të tmerrshëm

Në një intervistë për italianen “Il Messangero” ish kryeministri shqiptar, Sali Berisha ka hedhur akuza të forta ndaj qeverisë duke thënë se janë dy kryeqytytet që protestojnë: “Karakas kundër Maduros dhe Tirana kundër Edi Ramës”. Berisha shkon dhe më tej duke thënë se me Ramën në pushtet nuk mund të ketë zgjedhje të lira. Beteja është e ashpër, thekson Berisha, por protestat janë një mësim të cilin Rama duhet ta kuptojë, përndryshe do të ketë ditë të vështira dhe fundi i tij do të jetë i tmerrshëm: Njerëzit mund ta vrasin, do ta hedhin në lumë.