Denoncimi/ Benet Beci abuzon me tenderin: 177 milion për ushqimet e kopshteve dhe çerdheve të Shkodrës

12
Sigal

Babëzia me tenderët nuk ndalet as kur prokurohen ushqime për kopshtet e çerdhet. Kështu po ndodh edhe në Bashkinë Shkodër. Sipas ankimuesit nuk është shqyrtuar sipas ligjit oferta duke u penalizuar  që kontratën ta “gllabërojë” klienti i përhershëm i bashkisë.

Babëzia me tenderët nuk ndalet as kur prokurohen ushqime për kopshtet e çerdhet. Kështu po ndodh edhe në Bashkinë Shkodër.

Më datë 7 mars 2024, kryebashkiaku Benet Beci ka njoftuar tenderin me objekt ‘Blerje e artikujve ushqimor’, për çerdhet dhe kopshtet në këtë bashki. Deri më datë 25 mars 2024 kanë paraqitur ofertat dy firma “EL-GJO-2006” sh.pk dhe “SEAD-SGS” sh.p.k. Ndërsa më datë 12 prill 2024 është shpallur fituese kjo e fundit.

Tenderi i mbushur me shkelje ka përfunduar në KPP dhe furnizimet me ushqime do të zvarriten. Ka qenë firma  “EL-GJO-2006” sh.pk”, e cila më datë 16 prill 2024 ka paraqitur një ankesë pranë Komisionit të Prokurimit Publik ku shprehet se oferta e saj është përjashtuar në kundërshtim me ligjin.

Konkretisht ankimuesi shprehet se nuk qëndron pretendi i AK në pikat më poshtë që i ka përdorur si argument për skualifikim. “Nuk qëndrojnë pretendimet e AK, i cili ka skualifikuar ofertën tonë nën argumentet:

Oferta juaj refuzohet për këto arsye: 1-Nuk plotësoni pikën 2.2.1”Kapaciteti ekonomik dhe financiar” të DST, për vlerën e xhiros mesatare vjetore , pasi vlera e xhiros për të paktën një nga vitet e periudhës së kërkuar 2022, 2021 dhe 2022 është më e vogël se vlera e përllogaritur e kontratës që prokurohet dhe konkretisht 17,783,380 lekë pa tvsh.

2-Nuk keni plotësuar pikën 2.3.6. Kapaciteti teknik, pasi nuk keni plotësuar tabelen nr.1, ku duhej të deklaronit kontratat e furnizimit që ju dispononi. 3

Në formularin e Vetëdeklarimit sipas shtojcës nr.8 keni deklaruar si subjekt mbështetës Martin Dede Vata për të cilin nuk keni paraqitur një Formular te veçantë të Vetë deklarimit, sipas përcaktimeve të DST, ku citohet si me poshtë: Në rast se, operatori ekonomik ofertues do të mbështetet në kapacitetet e subjekteve të tjera, një Formular i veçantë i Vetë deklarimit duhet të paraqitet edhe nga subjekti mbështetës.

-Ne shtojcën nr.1 keni deklaruar vlerën 9,983,870 lekë pa tvsh, ndërsa tek shtojca nr.2 Lista e artikujve keni deklaruar vlerën prej 16,089,000 leke, duke patur mospërputhje në deklarimet e vlerave të ofertuar”, -thuhet në ankesë.

Është e qartë se “mangësitë” e kompanisë së skualifikuar mund të rregulloheshin në komunikim me operatorin për të plotësuar dokumentet e kërkuara. Mbetet e paqartë se cila ka qenë oferta e skualifikuar 9,983 870 lekë pa TVSH 16089000 lekë. Sipas ankimuesit stafi i Becit nuk ka shqyrtuar sipas ligjit ofertën e tij dhe kjo ka sjellë penalizmin.

Ndoshta analiza e KPP do ta kthjellojë këtë situatë, por dhënia e kontratës tek një klient i favorizuar lë një shije dyshimi.

Theksojmë se prej vitesh firma SEAD-SGS sh.p.k ka qenë kliente e Bashkisë Shkodër, pavarësisht se kush vinte në krye të saj, çka ngre pretendimin që fituesi ka qenë i paracaktuar.Që në kohën kur në bashki drejtonte Voltana Ademi, firma SEAD-SGS sh.p.k në pronësi të Entela Licit përfitonte tenderët për blerjen e artikujve ushqimorë. Ky lloj abuzimi përmes prokurimit të ushqimeve është përsëritur edhe në mars të vitit 2022, ku Ademi i fali pa garë tenderin 120 milionë lekë për të blerë ushqime. Epo tani që çmimet janë rritur edhe Lici ka rritur faturën që i pret bashkisë Shkodër. Ndërsa Beci po ecën me të njëjtat skema dhe aktorë ia kanë lënë gati paraardhësit e tij./gijotina