Debati mbrëmë në “Opinion”. Luan Rama, Baton Haxhiut: Mendon serbisht dhe flet shqip

635
Sigal

Në emisionin e mbrëmshëm “Opinion” ka pasur debate të forta lidhur me konfliktin kushtetues mes Presidentit të Republikës Ilir Meta dhe mazhorancës së drejtuar nga Edi Rama.

Në panelin e organizuar nga gazetari Blendi Fevizu, në mbrojtje të tezave të PS ka qenë Sekretari i PS-së, Alfred Peza dhe gazetari Baton Haxhiu. Por ndërsa pozicioni i Pezës është i kuptueshëm për shkak të postit politik, qëndrimet e skajshme të Baton Haxhiut kundër kreut të shtetit kanë krijuar debate në emision. Përplasja më e fortë ka qenë ajo mes zv/kryetarit të LSI-së, Luan Rama dhe gazetarit Haxhiu.

Me tone të moderuara dhe pa fyerje, Luan Rama i kërkoi Baton Haxhiut që të shprehej më qartë lidhur me kritikat e tij ndaj Presidentit. Luan Rama i shpjegoi dhe kontekstin politik të situatës se në momentin kur qeveria rrëmben një anëtar të Gjykatës Kushtetuese dhe miraton një ligj kundër Presidentit nuk ka si të akuzohet Presidentit për shkelje ligjore.

Insistimit të Baton Haxhiut për të mbrojtur me çdo kusht Edi Ramën, Luan Rama i është përgjigjur me batutën epike “fol më qartë shqip” dhe mos “mendo serbisht”.

“Mendimet serbisht” duket se i referohen qëndrimeve të shpeshta të Baton Haxhiut pro minishengenit Serbi-Shqipëri dhe mbështetjes indirekte ndaj ideve për një marrëveshje që përfshin edhe prekjen e kufijve mes Serbisë dhe Kosovës.

Video më poshtë nga emisioni opinion tregon një pjesë të debatit mes Luan Ramës dhe Baton Haxhiut.