Damian Gjiknuri: Takime në Cërrik , mbështetja ndaj shtresave në nevojë është treguesi më i mirë i një force si Partia Socialiste

13
Sigal

Janë më shumë se 70 familje, të cilat kanë marrë mbështetje përmes një projekti që bashkia e Cërrikut në bashkëpunim me Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë për përmirësimin e kushteve të banesave të familjeve në nevojë. Drejtuesi politik i qarkut të Elbasanit, Damian Gjiknuri bashkë me kryebashkiakun vizituan disa prej familjeve përfituese nga ky program. Damian Gjiknuri gjatë kësaj vizite tha se mbështetja ndaj shtresave në nevojë është treguesi më i mirë i një force të majtë si PS-ja. “Cërriku është një nga bashkitë më aktive për këtë program sepse kemi parë dhe statistikat. Ka dërguar shumë projekte në Ministrinë e Financave për këtë çështje dhe më vjen mirë. Unë kam pasur rastin në vitin e fundit të shkel në disa shtëpi dhe njerëzit janë shumë të kënaqur. Të bësh një shtëpi të re, është t’i ndryshosh jetën njeriut. Si PS na vjen mirë, se prandaj jemi parti e majtë”, tha Gjiknuri. Më tej përfaqësuesi i lartë i socialistëe për qarkun Elbasa nënvizoi se pavarësisht përfundimit të zgjedhjeve, PS dhe të zgjedhurit e saj janë gjithmonë pranë qytetarëve për të mbuluar nevojat e komunitetit.