Damian Gjiknuri: PS është gati të ndihmojë të rinjtë që angazhohen në parti për të ofruar një këndvështrim ndryshe për të ardhmen

105
Sigal

Sekretari i Përgjitshëm i Partisë Socialiste Damian Gjiknuri ka zhvilluar një takim me të rinjtë në Elasan ku u ka kërkuar që t’i sfidojnë me idetë e tyre të reja dhe për të përmirësuar jetën në Elbasan. “Politikanët flasin gjithmonë për të ardhmen, por ne nuk e dimë të ardhmen, detyra jonë është të përgatisim kushtet që ju të eksplotoni vetë të ardhmen tuaj. Dhe ne besojmë se këtë proces të nisur me këtë këshill rinor pasi ju keni një mënyrë të re për të parë botën. Ju sillni një rreze drite me këndvështrimin tuaj të ri duke na dhënë edhe ne mundësi që të shohim ndryshe të ardhmen. Duhet të krijojmë këtë partneritet me njëri-tjetrin dhe disa prej jush ata që mbarojnë shkollën dhe mund të bëhen pjesë e Bashkisë Elbasan. Të rinjtë e të rejat ishin ata që e bënë ndryshimin edhe në vitin ’90 dhe sollën edhe rënien e perdes së hekur dhe sollën ndryshimin me vizionin e tyre. Në vendin tuaj ju keni më shumë vlerë, këtu keni dinjitet dhe merr kuptim çdo gjë që ju bëni për veten dhe familjen. Elbasani është i lidhur me qendrën e Shqipërisë dhe tani ka edhe shumë mundësi dhe zhvillim edhe në teknologji dhe infrastrukturë. Na duhet që të punojmë së bashku pasi vetëm me shumë punë mund të arrijmë gjëra të bukura. Ju jeni ende të rinj dhe nuk jeni ende të angazhuar në politikë ndaj edhe aktualisht kërkoni gjëra më praktike se thjesht fjalë. Ju duhet të angazhoheni pasi vetëm duke u bërë pjesë e procesit do të arrini të kuptoni se sa mirë keni vepruar dhe se sa keni arritur.” Numri 2 i Partisë Socialiste Gjiknuri njëkohësisht edhe drejtues Politik i Qarkut të Elbasanit ka deklaruar se PS është gati që të ndihjmojë të rinjtë të arrijnë qëllimet dhe objektivat e tyre, por kjo arrihet me shumë punë dhe duke u angazhuar e duke dhënë idetë e tyre si dhe duke mbështetur kandidatin e PS në Elbasan.