Damian Gjiknuri: Fermerët e Elbasanit do kenë mbështetjen e vazhdueshme nga qeveria për shtimin e prodhimit dhe gjetjen e tregjeve

109
Sigal

Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Damian Gjiknuri, i shoqëruar dhe nga kryetari i bashkisë Gledjan Llatja ishte sot në një prej serrave të zonës, prodhimet e të cilave fermerët i dërgojnë në pikën e grumbullimit e më pas eksportohen drejt vendeve europiane. Damian Gjiknuri, që është njëherësh dhe drejtues politik i qarkut të Elbasanit, siguroi fermerët për mbështetjen e vazhdueshme nga ana e qeverisë për shtimin e prodhimit dhe gjetjen e tregjeve për shitjen e tyre. “Sfida më e madhe e njerëzimit do të jenë kostot e shtuara të çmimeve. Kush merret me bujqësi ka një të ardhme të garantuar”, theksoi Gjiknuri. Ndërsa kryebashkiaku Gledian Llatja theksoi se përmirësimi i infrastrukturës ka sjellë më pranë prodhimet bujqësore me tregjet, duke ndihmuar në këtë mënyrë gjithë ekonominë e zonës. Zona e Shirgjanit në Elbasan është prodhuesja kryesore e prodhimeve bujqësore jo vetëm për tregun e Elbasanit, por edhe më gjerë.