Dalin detajet e para në lidhje me tubimin e thirrur nga presidenti Ilir Meta, sot në orën 17:00.
Në tubimin e sotëm do të ketë disa folës, por shumica nuk do jenë politikanë.
Burimet kanë treguar se i pari që do të flasë në këtë tubim, do të jetë juristi shqiptar Ledio Bianko, personalitet i njohur i së drejtës ndërkombëtare dhe ish-anëtar i Gjykates Europiane te te Drejtave te Njeriut ne Strasburg.
Mësohet se do të ketë disa folës, personalitete të shquara.
Në fund të tyre do të mbajë fjalën dhe Presidenti Ilir Meta.