Të shpallur në kërkim për “moskallëzim krimi”, arrestohen 2 të rinjtë në Sarandë

382
Sigal

Ditën e sotme dy persona të shpallur në kërkim janë vënë në prangat e policisë së Sarandës.

Në pranga ka rënë A. H., 24 vjeç, banues në fshatin Ninat, Sarandë, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Sarandë e ka dënuar me 3 muaj burgim për veprën penale “Moskallëzim krimi”.

I arrestuari tjetër është F. D., 27 vjeç, banues në Konispol, Sarandë, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Sarandë e ka dënuar me 3 muaj burgim për veprën penale “Moskallëzim krimi”.