‘Çunat problematikë’ sulmojnë qendrat e votimit në Elbasan

Forca të shumta policie janë parë në orët e fundit në qytetin e Elbasanit. Sikundër raportohet, forcat e policisë janë thirrur për të monitoruar nga afër qendrat e numërimit, pasi ka pasur tentative nga çunat problematikë për të hyrë në brendësi të tyre me qëllim deformimin e votës.

Burime mediatike bëjnë  me dije se këta të fundit janë parë duke ushtruar presion ndaj numëruesve duke hyrë në ambientet e  brendshme të numërimit. Një nga pikat që është marrë në kontroll nga policia është edhe ajo  pranë pallatit të sportit ku po numërohen.

NOA

Pranë kësaj KZAZ ndodhet edhe nëndrejtori i policisë së Elbasanit.

Ndërkohë që flitet se në drejtim të Elbasanit është duke udhëtuar edhe Yuri Kim për të monitoruar nga afër situatën.