Shoferi pa patentë çoi autobuzin në humnerë

312
Sigal

E mori nga Nano të përdorur, të lodhur, dhe ”paksa” të dëmtuar. E futi brenda ”servisit” të tij mavi për ta ”riparuar”. I hoqi pjesët e vjetra origjinale (mes tyre dhe të mira) dhe i zëvëndësoj ato me G 99-ça të prodhimit sorosjan, turk dhe kinez.

I futi një stuko dhe bojë po mavi, i ndërroj emrin, nga PS, në ”rilindje” dhe e hodhi në treg. Autobuzi ”rilindja” dukej i bukur si fillim. Udhëtim, muzikë, aheng, hare. Kënga e tyre e preferuar ishte: Ra faja prej fikut ! Pasagjeret hardaliseshin në autobus, një si me çekun e bardhë dikur. Zhurma e dajres së arixhiut, dhe kufjet nuk ju ”mundësonte” ”rilindasve, analistëve, dhe ambasadorë që ” gëlonin udhëtimin e jetës, së re”, të kuptonin se me këtë autobus, të drejtuar nga delenxhiu-timonier pa patentë, diçka nuk shkonte. Vitet shkonin dhe rënkimet e motorrit pa vaj, që nga dita e parë filluan të shtohen.

 

Vidat e spanuara filluan të bien rrugës, dhe llamarinave me diellin e parë ju doli boja. Një rënkim i thellë dhe autobuzi ”rilindas” me xhonglerët e tij ngeli në rrugë. Delenxhiu timonier, dhe delenxhinjtë pas tij kur e panë gjendien e tij, e braktisën dhe ikën me thesin e lekëve plotë. Ikën dhe e lanë në rrugë, ”rilind-autobuzin” e stukosur dhe lyrosur. S’është i joni thanë.

Me të tillë autobuzë thonë se janë bërë edhe filma aksion në Hollivud. E morëm me qira, mbaruam punë me të. Mbajeni ju socialistë në hangarin tuaj, i juaji ishte. Ju qoftë . Në fund të fundit, ju na njihnit, dhe vetë na i dhatë. Ne në rrugë e gjetëm, në rrugë ja u lamë. Të vjetër e morëm, sakat ja u dhamë. Dhe kënga popullore vazhdon.