Java e “zjarrit”/ Ndryshon axhenda e Superiores, shikoni kur luhen ndeshjet e mesjavës

139
Sigal

Java e 30-të e Kategorisë Superiore do të luhet e gjitha ditën e mërkurë, me 5 ndeshje të luftuara.

Kjo mund të quhet edhe si java e zjarrit, duke parë përballjet që rezervohen. Së fundmi ka pasur një ndryshim të axhendës, pasi fillimisht në orën 13:00, ishin planifikuar të luheshin 3 sfida, por do të luhen vetëm 2 në këtë orar. Ndeshja mes Laçit dhe Partizanit ka pësuar ndryshim orari dhe tashmë është vendosur që të luhet duke filluar nga ora 16:00.

Në 13:00 do të luhen dy sfidat Skënderbeu-Bylis dhe Apolonia-Kastrioti.

Në 16:00, janë planifikuar të luhen 2 ndeshjet e tjera. Tirana pret në kryeqytet Vllazninë kryesuese, ndërkohë që Teuta luan në “Elbasan Arena” ndaj Kukësit.

Kategoria Superiore

Java 30 (28 prill)

Të mërkurën

Skënderbeu-Bylisi 13:00

Apolonia-Kastrioti 13:00

Laçi-Partizani 16:00

Kukësi-Teuta 16:00 (në “Elbasan Arena”)

Tirana-Vllaznia 16:00 (në “Selman Stërmasi”)