Covid-19/ Basha: Mirënjohje BE për ndihmën dhe solidaritetin ndaj Shqipërisë

322
Sigal

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha falenderon Bashkimin Evropian për ndihmën dhe solidaritetin ndaj Shqipërisë.

“Mirënjohje për ndihmën e vazhdueshme që vjen nga BE dhe solidaritetin në përballjen me COVID19. Shqipëria ka shumë nevojë për ndihmë për të mbrojtjur ekipet shëndetësore dhe për sigurinë e njerëzve”, shkruan Basha në twitter.

Kryedemokrati Basha shpërndau twitterin e ambasadorit të Komisionit Europian në Tiranë, Luigi Soreca i cili lajmëroi vendimin e BE që mundëson Shqipërinë të sigurojë paisje për sigurinë shëndetësore nga vendet e Bashkimit Europian qe hy në fuqi në dt 26 prill.