Çorovodë, Rama takim me fermerët në Munushtirë

489
Sigal

Kryeministri
Edi rama ka vijuar takimet e tij në kuadër të turit për rilindjen urbane në
qytetin e Skraparit.

Kreu i qeverisë ka thënë se
projekti për ndryshimin e qytetit të vogël të Çorovodës ka nisur dhe do të
përfundojë brenda një kohe të shkurtër. “Çorovoda së shpejti do të jetë me
infrastrukturë të integruar. Qeveria është e përkushtuar për transformimin e Skraparit.
Zona është me potencial të madh turistik dhe shumë shpejt do të transformohet”.

Rama akuzoi qeveritë e shkuara në
vend që sipas tij e kishin degraduar këtë qytet në një konvikt: “

“Janë 20 vjet braktisje totale në
Çorovodë. Banorët janë dëshmitarë të ndryshimit që po ndodh në bashki. Programi
i rilindjes urbane do të sjellë një impakt në ekonomi, – tha Rama. – Zona ka
qenë mizerabël për një vend që ka qenë në kushtet e lirisë. Është e
paimagjinueshme që ka njerëz që e kanë lënë këtë zonë në këtë gjendje dhe këta
njerëz i kundërvihen këtij programi, që i jep mundësi fëmijëve të Skraparit ku
ka qytet. Çorovoda vetëm qytet s’mund të quhej. Ka qenë një konvikt që njerëzit
dilnin në rrugë për të siguruar punë. Projekti për qytetin do mbarojë për pak kohë”.

Rama shtoi se në kuadër të këtij
projekti është përfshirë edhe rruga e re automobilistike që lidh Skraparin me
Korçën.

“Në kuadër të këtij projekti
qeveria ka si qëllim të lidhë Skraparin me Korçën me rrugën që do të bëhet për
një orë. Rruga automobilistike Skrapar-Korçë është tërësisht e mundur, ku
përveç Korçës si qytet turistik, mund të përfitojë edhe kjo zonë në të
ardhmen”.