Çështja “McGonigal,  Bamir Topi: Rama sjellje prej frikacaku, ka deformuar gjithë sistemin

104
Sigal

Ish-Presidenti Bamir Topi e konsideron një sjellje prej frikacaku evitimin që kryeministri Rama i bëri debatit në Parlament për çështjen “McGonigal”.Në një intervistëTopi u shpreh se opozita duhet të insistojë në zhvillimin e kësaj interpelance.Topi shtoi se kryeministri Rama e ka detyrim që të bëjë transparencë për lidhjet e mundshme me ish-zyrtarin e FBI-së.“Në fizionominë e kryeministrit nuk shoh ndonjë ndryshim. Ka vite që është paracaktuar si një njeri që i sheh institucionet si copa letre. Ka bërë një hap të gabuar të radhës duke anashkaluar Parlamentin për një çështjen që ka një ndjeshmëri të lartë. Përderisa është një çështje e rëndësishme, nuk duhet ta anashkalonte”.  Eksperienca e Komisioneve Hetimore është një eksperiencë pa vlerë.Janë ngritur Komisione Hetimore dhe pas një pune të gjatë sfilitëse grupet parlamentare kanë dalë me raportet e tyre dhe në fund fare është votuar me numrat që ka mazhoranca përkatëse. Opozita duhet të insistonte tek çështja e interpelancës, është detyrim dhe kjo e ngarkon më shumë kryeministrin”, tha ai, duke shtuar: “Të mos shkosh në Parlament dhe të invadosh me monologë studiot televizive e përkthej si një sjellje aspak të hijshme. Pra një sjellje, sa është autoritar aq edhe frikacak. Ai parlamentin e ka shumë frikë”, tha ai.

Ai tha gjithashtu se Rama ka deformuar gjithë sistemin në Shqipëri, duke shtuar se ai nuk akuzohet vetëm për një ditë ose për një vepër korruptive, por çdo ditë dalin të thëna të reja për korrupsionin në qeverinë e tij.Në të gjithë botën, politika rigjenerohet nga shoqëria civile. Këtu shoqërinë civile e ka në xhep qeveria. Këtu është deformuar gjithçka. Këtu Edi Rama nuk akuzohet vetëm për një ditë, por këtu ka një intension për të rritur dozën e gabimeve.

Rama ka garanci te vetja sepse i ka nënshtruar të gjithë. Ish-presidenti tha më tej se kryeministri Edi Rama mund të largohet vetëm me rithemelimin e demokracisë në Shqipëri.