Përfshihet nga flakët një banesë tre katëshe në fshatin Lin të Pogradecit

86
Sigal

Zjarri ka përfshirë katin e tretë tw kësaj banese duke djegur pjesërisht çatinë e këtij kati. Ka qenë ndërhyrja në kohën e duhur nga shërbimi  zjarrfikës që ka bërë të mundur izolimin e flakëve që përhapen me shpejtësi ndihmuar edhe nga era e fortë.

Nga zjarri rrezikoheshin  edhe banesa të tjera ngjitur me shtëpinë tre katëshe. Mësohet se pronarët e banesës janë në emigracion dhe aty jetonte vetëm një e moshuar.

Specialistët e shërbimit zjarrfikës por edhe grupi hetimor i policisë po punojnë për zbardhjen e rrethanave të zjarrit.