Bylykbashi: Maxhoranca heq këmbën zvarrë. Balla: Pikat që na ndajnë nga dakordësia me PD

470
Sigal

Deputeti demokrat Oerd
Bylykbashi ka folur sot në përfundim të mbledhjes së Komisionit parlamentar për
reformën zgjedhore, duke theksuar se opozita nuk do të lërë asnjë çështje
themelore pa e diskutuar dhe garantuar në funksion të zgjedhjeve me standarde
që do të mbahen në qershor.

Në një prononcim për
mediat, Bylykbashi akuzoi maxhorancën për vonesa. Lidhur me votimin elektronik,
ai theksoi se kjo është një tjetër çështje thelbësore dhe nuk do të pranohen
justifikimet e maxhorancës.

“Çështja e standardeve
themelore për zgjedhjet, çështje primare për shqiptarët. Duhet bëhet çmos që
këto standarde të garantohen për zgjedhjet e vitit 2017. Ne ngulim këmbë që nuk
mund të jetë një trajtim selektiv i çështjeve. U ra së paku dakord që ekspertët
të përgatisin një listë të çështjeve që janë për t’u diskutuar që të
rikuperojmë kohën që është humbur për shkak të heqjes këmbës zvarrë nga
maxhoranca. Nuk do lëmë asnjë çështje thelbësore për opozitën të ngelet jashtë.
Teknologjia në votim, çështje thelbësore, do të zgjidhë një numër çështjesh që
kanë të bëjnë me standardet. Justifikimet me kohën nuk ja pranojmë më
maxhorancën”, deklaroi ai.

BALLA: JA PIKAT KU NUK
KA DAKORDËSI ME PD
Në përfundim mbledhjes, bashkëkryetari Socialist i komisionit të reformës
zgjedhore, Taulant Balla deklaroi se tashmë janë bërë të qarta pozicionimi i
aktorëve politikë, ndërsa tregoi disa nga pikat ku kund dakordësohen me PD-në.

“Ka dakordësi të plotë
për të dekrliminalizimin e të gjithë ata që bëjnë krime elektorale. Ku është
pozicioni unë dhe duhet t’i bashkëngjiten aktorë politikë. Një punë intensive
që kemi bërë dhe me KE-në, ne kemi identifikuar një dokument që është i mirë
dhe do të minimizojë hapësirat e parave jo të ligjshme. Ky është hapi i parë.
Për fat të keq nuk ka dakordësi nga pala tjetër për votën e emigrantëve dhe
depolitizimin e pozicioneve.”, tha Balla.

Ai shtoi se: Sa i takon
çështjes së identifikimit biometrik, i kam kujtuar kolegut Bylykbashi, i kam
treguar disa modele teknologjike, por sipas tij kërkoheshin shumë kohë. Kujtoj
që rekomandimi i OSBE-ODHIR është i njëjtë; pa kaluar një projekt pilot s’mund
të kalojë në projekt kombëtar. Mandati i këtij komisioni është që të diskutojë
çështje të OSBE-ODHIR. Jam kundër çdo forme që ndërhyn në sistem in zgjedhor.
Me këtë sistem janë bërë dy palë zgjedhje.”.