Bushati: Sot fokusi ynë është në vatrat e terrorizmit

444
Në 70 vjetorin e themelimit të organizatës së Kombeve të Bashkuara në Tiranë u zhvillua një ceremoni. I pranishëm ishte edhe ministri Bushati, i cili në fjalën e tij tha se fokusi është i përqëndruar në vatrat e terrorizmit. Në këtë ceremoni morën pjesë edhe përfaqësues të lartë të OKB në Shqipëri.

Ditmir Bushati : “Bota që jetojmë sot natyrisht nuk është e njëjtë me botën kur OKB u themelua . Kriza të tilla si Ukraina, pranvera arabe, ISIS dhe kaosi me Lindjen e Mesme,situata e paqëndrueshme financiare në botë kanë dëmtuar qasjen shumë palëshe të adresimit të konflikteve.Këto kriza që deri dje dukeshin larg sot falë globalizmit ndjehen këtu dhe pranë. Për vite me radhë bashkësia ndërkombëtare ka pasur në fokus asgjesimin e vatrave të terrorizmit. Sot fokusi ynë është vendosur në përballimin e pasojave të drejtpërdrejta të këtyre vatrave mbi Europën dhe rajonin tonë.” Po ashtu ministri tha se angazhimi ynë global se mirëqënia të gjithë njerëzve është sfida e brezit tonë për zhvillimin e qëndrueshëm.
Ditmir Bushati : “Axhenda 2030 përkthen përgjegjshmërinë dhe gadishmërinë për rezultate konkrete. Është angazhimi ynë global se mirëqënia të gjithë njerëzve është sfida e brezit tonë për zhvillimin e qëndrueshëm. Është angazhimi epokal për të mos lënë askënd pas , jo vetëm për ata që mund e dijnë po për të gjithë ata që janë në nevojë.Axhenda 2030 ka qëllime ambicioze në fusha të ndryshme ku padyshim përfshihen edhe çështja e pabarazive dhe fuqizimi i grave, gjë për të cilën Shqipëria ka hedhur hapa të rëndësishëm përpara 2 vitet e fundit duke u vlerësuar edhe ndërkombëtarisht.”
Sigal