Bujar Nishani: Pas 11 Dhjetorit protesta në sheshe!

109
Sigal

Ish-Presidenti Bujar Nishani tha në emisionin “Opinion” se pas kuvendit të 11 Dhjetorit do të nisë opozita e vërtetë e Partisë Demokratike.Nishani u shpreh se edhe në rast të konsiderimit të kuvendit si të paligjshëm nga ana e Bashës, kundërshtarët e regjimit siç e cilësoi ai do të jenë në sheshe dhe protesta.Ndër të tjera, Nishani pohoi se: “Të konsiderosh të paligjshëm kuvendin e 11 Dhjetorit do të thotë të konsiderosh të paligjshme PD-në”. Pjesë nga diskutimi në studio:

Nishani: PD pas 11 Dhjetorit fillon e funksionon me strukturat e saj, me lidershipin, me anëtarësinë.

Fevziu: Një PD paralele?

Një PD ka. Ne nuk merremi me Lulzim Bashën.

Me kë merreni?

Me qeverinë.

Në parlament të drejtën e ka Basha, një parti paralele pastaj. Protesta?

Aq më tepër kur zoti Basha…

Do dilni në mitingje?

Në revolta, jo në mitingje, sepse detyra e opozitës është të përballesh me regjimin. Çfarë do bëjë PD më 12, më 13? Se ka njerëz që kanë punuar me Bashën që mendojnë se PD i lë gjërat në mes. Pas këtij kuvendi do fillojë të bëjë detyrën e opozitës. Basha s’e bën dot. Ku i ka delegatët. Do rri në zyrë ai? Ne jemi në sheshe.