Negociatat, Ursula von der Leyen: Shpresoj që Këshilli Europian ta konfirmojë këtë javë

322
Sigal

Presidentja e Komisionit Europian,  ka reaguar pas vendimit për çeljen e negociatave më Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, duke e konsideruar si një lajm të shkëlqyer.

Von der Leyen shprehet se shpreson në vendimin pozitiv të Këshillit të Europës këtë javëpasi e ardhmja e dy vendeve sipas saj, është në BE.

“Lajm i shkëlqyeshëm për Ballkanin Perëndimor dhe BE. Kënaqur me dritën e gjelbër nga vendet anëtare për të filluar diskutimet e pranimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. . E ardhmja e tyre është në 🇪🇺. Urime”, shkruan zyrtarja e lartë.