Sigal

TIRANE– Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit (KLSH), Bujar Leskaj ka paraqitur raportin vjetor të punës së këtij institucioni në Kuvend. Gjatë fjalës së tij, Leskaj tha se puna e KLSH për vitin 2017 është bazuar në standardet evropiane të Auditit dhe se është shtuar numri i auditimeve të performancës.

“Ligji organik konfirmoi funksionimin e auditeve dhe puna jonë është bazuar në standardet evropiane të Auditit. Është shtuar numri i auditimeve të performancës dhe sipas Gjykatave të huaja, KLSH ka standarde evropiane. KLSH ka marrë vlerësime pozitive nga Gjykata Austriake. Pengesat në informacion kanë qënë sporadike”- tha Bujar Leskaj.

Leskaj zbardhi edhe dëmin ekonomik të shkaktuar përgjatë periudhës së fundit, ku theksoi se janë konstatuar shkelje me dëm ekonomik në miliona euro.

“Kemi konstatuar shkelje me dëm ekonomik ndaj shtetit në miliona euro. Gjatë periudhës Janar-Dhjetor 2017 janë kryer 156 auditime”- tha kreu i KLSH.