Janë 118 milion USD për 15 vite me interes 4%. Në varësi të formulave që janë parashikuar në marrëveshje shteti shqiptar, pra qytetarët shqiptar mbas 15 vitesh, në total do të paguajnë 60 deri 90 mln USD më shumë, pra paguhet diku ose 170 mln USD ose 210 mln USD, kjo në varësi të mënyrës së shlyerjes.
Deputeti Bujar Leskaj ka analizuar projektligjin “Për marrëveshjen e huasëndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Fondit për Zhvillim të Abu Dhabit për financimin e projektit “Sistemi i kamerave nën administrimin e Policisë së Shtetit – Smart City”, ku thekson se si u fry kosto e kamerave dhe prapaskenat e kredive nga Abu Dhabit.
Ku është thelbi i kësaj kredie që ju po trumbetoni, sepse në fund të fundit është një hua me kushte jo aq të buta sa thoni ju! Janë 118 milion USD për 15 vite me interes 4%. Në varësi të formulave që janë parashikuar në marrëveshje shteti shqiptar, pra qytetarët shqiptar mbas 15 vitesh, në total do të paguajnë 60 deri 90 mln USD më shumë, pra paguhet diku ose 170 mln USD ose 210 mln USD, kjo në varësi të mënyrës së shlyerjes.
Këtë duhet t’u bëjmë të qartë shqiptarëve. Problemi kryesor është se çfarë po ju fshihet qytetarëve shqiptarë. Në mendimin tim po ju fshihen dy çështje të mëdha:
E para, ne po na jepet një kredi, po marrim një hua nga fondi i Abu Dhabit. Por pa garë, pa tender, me marrëveshje të drejtpërdrejtë, po e përcjellim këtë shumë te Tech-Abu Dhabi. Tashmë nuk do përcjellim 118 mln euro, por siç e thashë më parë 160, 190 ose 210 mln euro, në varësi të formulës së llogaritjes. Kjo shqiptarëve me të drejtë, theksuar dhe nga specialistët e ekonomisë ju kujton skemën mashtruese të mikrokredive, këtë skemë po e bën qeveria juaj dhe lideri juaj global.
E dyta, asnjë nuk përmendi tek këto diskutime se pse disa kohë më parë ishte përfolur se ky process i nevojshëm mund të përfundonte me 60 mln USD dhe si befas u fry kjo faturë në 118 mln USD. Po të analizosh zërat e shpenzimeve ka shumë pikëpyetje. Këto janë për të vajtur tek thelbi i problemit.
Tiparet kryesore të një Smart City, ka të bëjë më integrimin e teknologjisë së informacionit për nevojat e qytetarëve, duke ua bërë atyre jetën më të lehtë dhe më të sigurtë. Prandaj projektet mbi “Smart City”, të cilat përmbledhin një shumllojshmëri të gjerë të rasteve të përdorimit, nga menaxhimi i trafikut në shpërdarjen e ujit, në menaxhimin e mbeturinave, monitorimin e sigurisë urbane dhe të mjedisit të qyteteve tona, pavarësisht se investimet në teknologjinë informacionit kanë kosto të lartë, duhen konsideruar dhe duhen vlerësuar.
Këto projekte nuk janë shpikja e qeverisë, apo liderit tuaj global.
Si i tillë, ky projekt edhe mund të votohej nga ne si opozitë, në rast se ky do ishte një projekt transparent, në rast se do të ishin diskutuar të dyja anët e medaljes, edhe marrja e huas dhe mënyra se si kalon kjo pa garë, pa tenderim, e cila është filozofi e punëve tuaja tek një investitor i caktuar nga Abu Dabi.
Nga ana tjetër, ky projekt, kjo hua, duhet të jemi të ndërgjegjshëm se thellon aventurat fiskale, papërgjegjshmërinë tuaj dhe rrit borxhin publik.
Do thoni ju se borxhi publik është ulur, por shqiptarët e dinë mirë se borxhi publik është ulur në vlerë për shkak të mbiçmimit artificial të lekut dhe jo nga politikat tuaja.
Unë po ju jap vetëm një tregues, nga 2013 në 2025 borxhi për frymë është rritur 2.5 herë nga 2230 euro, në 2024 arriti ne 5647 euro për frymë. Pavaresisht se në dy vitet e fundit, kryesisht për shkak të mbiçmimit të lekut në tregun valutor, stoku i borxhit publik, në raport me PBB-në është ulur, kosto e borxhit, paratë që shqiptarët nga taksat e tyre paguajnë për interesat e këtij borxhi janë rritur ndjeshëm.
Për vitin 2024, sekti i papërgjegjshëm në qeverisjen e Shqipërisë shpenzoi 13.3 miliarde lekë më shumë interesat e borxhit publik të vendit, në krahasim me vitin 2023, ose 133 milionë euro më shumë nga taksat tona dhe kjo shkon në rritje nga viti në vit.
Rritja e pretenduar ekonomike e viteve 2021-2024 nuk solli perspektivë tek njerëzit më në nevojë dhe qytetarët e thjeshtë, të cilët e kanë humbur përfundimisht shpresën për përmirësim të gjendjes së tyre ekonomike nën drejtimin e qeverisë së sotme.
E dyta, që dua t’a theksoj, vet ky projekt ngjall atë dyshimin për shkak se vlera e dhënies së këtij projekti përcillet pa garë dhe ka një dyfishim shumë të dyshimtë të vlerës së saj .
Projekti Smart-City, e cila projektonte instalimin e kamerave inteligjente në ambientet publike është përfshirë me të drejtë në listën e projekteve me rëndësi kombëtare nga qeveria shqiptare dhe parashikohej më parë të kushtonte 60 mln USD.
Mungesa e garës, automatikisht krijon rreziqe të larta për korrupsion dhe klientelizëm nga një pushtet që korrupsionin e ka patur virtytin kryesor të tij dhe ligjet e qepura me dorë, kjo marrëveshje te kjo kategori hyn. Gjithashtu anashkalimi i një procesi transparent prokurimi me projektin “Smart-City” për paisjet inteligjente të Policisë Shqiptare mendoj se shkel dhe pika të veçanta të Marrëveshjes së Stabilizim Asocimit me Bashkimin Europian.

Çfarë ndodhi që kjo shumë më pas u dyfishua? Pse nuk jepen shpjegime në Kuvendin e Shqipërisë?
Fakti që kjo shumë dyfishohet ngre shqetësime të reja të mungesës së garës dhe transparencës. Kushtet kur një projekt i tillë i jepet pa garë një kompanie të zgjedhur në mënyrë preferenciale nga qeveria si dhe mungesa e një tenderi të hapur rrit dyshimet për kapjen e kontratës nga interesa të lidhura me pushtetin.
Mungesa e garës, automatikisht krijon rreziqe të larta për korrupsion dhe klientelizëm nga një pushtet që korrupsionin e ka patur virtytin kryesor të tij dhe ligjet e qepura me dorë, kjo marrëveshje te kjo kategori hyn.
Gjithashtu anashkalimi i një procesi transparent prokurimi me projektin “Smart-City” për paisjet inteligjente të Policisë Shqiptare mendoj se shkel dhe pika të veçanta të Marrëveshjes së Stabilizim Asocimit me Bashkimin Europian.
Zbatimi i një projekti të tillë kërkon transparencë për llojet e paisjeve të survejimit që do të përdoren, për të dhënat që do të mbledhin, aftësinë e njohjes së fytyrës dhe forma të tjera të identifikimit biometrik, informacion mbi buxhetin e përdorur, vendet nga të cilat janë blerë këto teknologji, procedurat e prokurimit dhe prodhuesit e këtyre teknologjive.
Në këtë projekt ka dhe përfolje përsa i përket sigurimit të paisjeve teknologjike, nga kompani, të cilat janë të lidhura me teknologjinë e informacionit dhe inteligjencën artificiale kineze, e cila është problem sot në botë për sigurinë, dhe një nga problemet kryesore sot të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Në rast se do të përmendja zërat e projektit se si janë shpërndarë, keni parashikuar 31 mln USD për softëare, 62 mln USD për paisjet hardware, 8 mln USD shërbime profesionale dhe 17 mln për mirëmbajtje për 4 vjet. Kjo shuma 62 mln për 8 mije kamera lë shumë për të dëshiruar.
Kjo marrëveshje mendoj se nuk i plotëson kushtet për një marrëveshje të drejtë, marrëveshje transparence, marrëveshje ekonomike, ku ne sigurojmë që paratë e marra borxh do përdoren me eficensë, efikasitet dhe ekonomicitet. Kjo është arsyeja që unë do e votoj kundër.
Te kjo pjesa se sa siguri jep Policia jonë dhe se sa siguri jep vet klima që ju keni prodhuar, që rrezikoni t’a ktheni Shqipërinë në një Big Brother të madh ku të ndërhyni në jetesat personale, apo në probleme personale, probleme të tjera sociale nuk po futem dhe Policinë nuk po e cënoj, në respekt të një polici të vjetër, shokut tim, që është polic mbi 40 vjet, të policit Ndue Doda.


















