Briseida Shehaj: LSI do t’i falë të gjitha gjobat dhe penalitetet për bizneset nga 10 marsi i 2020-ës

182
Sigal

“Bashkia e Tiranë, nën justifikimin e korsive të biçikletave, ka vështirësuar qarkullimin e parkimet duke penalizuar dyqane e biznese të vogla për të orientuar klientelën drejt qendrave tregtare të oligarkisë”.

Me këto fjalë ka goditur në shenjë sot, Brisida Shehaj nga radhët e LSI, gjatë një deklarate për mediat, pasi ka prekur një pikë që po i shkakton humbje shtesë biznesit të Tiranës të dëmtuar nga kriza e pandemisë.

Dhe po ashtu ka afruar kurën që do të jepet pas zgjedhjeve parlamentare jo për Tiranë, por për të gjithë Shqipërinë:“LSI ka vendosur që një ndër vendimet e para që do të merren pas 25 prillit do të jetë falja e të gjitha gjobave, penaliteteve dhe interesave të gjeneruara nga sistemi tatimor për periudhën nga 10 marsi 2020 për të gjitha llojet e detyrimeve të papaguara nga biznesi për shkak të mungesës së likuiditetit.”

Shehaj shpjegoi se “shqiptarët zgjohen çdo ditë me bëmat e një qeverie që ka shpallur armik interesat e tyre. Dhe kjo armiqësi shfaqet në çdo formë, ndaj individit, shqiptarit të thjeshtë, biznesit e sipërmarrjes së ndershme, sidomos në kushtet e pandemisë, ku pritej mbështetje e ndihmë për të shmangur varfërinë, falimentimin dhe kolapsin ekonomik. Por pushteti nuk mjaftohet me kaq, në armiqësinë e shpallur me shqiptarët.

Për qeverinë e bashkitë, shteti, qyteti, pasuria publike konsiderohen pronë private dhe shembujt janë aq flagrantë. Mjafton një vëzhgim i thjeshtë në kryeqytet psh, në rrugët kryesore e artieret ku kanë qënë të përqendruara më shumë lëvizjet dhe aktiviteti ekonomik e tregtar për të kiptuar se si janë rrënuar qëllimisht bizneset.

Shihni rrugën “Myslym Shyri”, rrugën e Kavajës, dilni në Bllok, në rrugën “Hoxha Tahsim”, zonën nga Sheshi Ëillson tek diga e Liqenit, atje ku bizneset mbyllen, ulin qepena e likuidohen, sepse bashkia nën justifikimin e korsive të biçikletave, ka vështirësuar qarkullimin e parkimet duke penalizuar dyqane e biznese të vogla për të orientuar klientelën drejt qendrave tregtare të oligarkisë.

Për të shkuar më tej tek Rruga e Durrësit, ku si në një shoë televizioni lokal, programet hiqen e nisin sipas qejfit të pronarit, edhe aty korsitë vihen e hiqen si ia ka ënda Kryetarit të Bashkisë, që pronën publike e vë në dispozicion të interesave private e okulte pa asnjë skrrupull.

Këto biznese nuk kanë rëndësi për qeverinë e bashkinë e Tiranës sa kohë q?llimi i tyre është favorizimi i oligarkisë. Por qeveritë e përgjegjshme garantojnë sigurinë e mirëqënien e njerëzve dhe LSI synon të rikthejë mbrojtjen e qytetarëve dhe bizneseve të ndershme si prioritet thelbësor.

Në këtë logjikë shtetare, duke njohur vështirësitë dhe bllokimet e jashtëzakonshme të biznesit si para ashtu edhe gjat? pandemisë, LSI ka vendosur që një ndër vendimet e para, që do të merren pas 25 prillit do të jetë falja e të gjitha gjobave, penaliteteve dhe interesave të gjeneruara nga sistemi tatimor për periudhën nga 10 marsi 2020 për të gjitha llojet e detyrimeve të papaguara nga biznesi për shkak të mungesës së likuiditetit.

Ndryshe nga qeveria që ka majmur oligarkinë, duke rrënuar biznesin, LSI dëshmohet e qartë dhe e vendosur në mbështetje të biznesit të ndershëm, si baza e një ekonomie të shëndetshme.

Programi tashmë i prezantuar i LSI-së, me fokus të qartë tek ekonomia, bujqësia dhe turizmi përforcohet edhe me këtë vendim, që ndihmon drejtpërdrejt biznesin duke i lehtësuar ekzistencën e stimuluar funksionimin. Shqiptarët e bizneset nuk duhet të kenë frikë qeverinë, e s’mund të shpallen armiq të saj, por kjo e fundit duhet t’u shërbejë me vetëm një qëllim, mirëqënien e tyre. “