Suplementi Pena/ Muharrem Abazaj: Historia e gjuhës shqipe dhe Sami Frashëri

410
Sigal

Ftesë për debat me pedagogen e Fak.Fililogjik  të UT Prof. Dok .M. Kore     
Albanologjia ende nuk e ka realizuar objektivin e saj për të cilën u krijua, zbulmin e gjenezës së kombit tonë. Një ndër pengesat e këtij mosrealizimi ka qënë moszbulimi i prejardhjes së gjuhës shqipe, si treguesi bazë i identitetit të një kombi. Megjith përfundimin se gjuha shqipe rrjedh nga ilirishtja, ky përfundim ka mbetur në nivel hipotetik, pasi nuk është bërë e mundur gjetja qoftë edhe e një materiali të shkruar në ilirisht për ta krahasuar me shqipen e sotme.

Ka disa vite që në fushën e studimeve alnanologjike janë formuar dy grupime për problemin e prejardhjes së gjuhës shqipe. Nga njëra anë janë studjuesit që mbështesin prejardhjen e gjuhës shqipe nga ilirishtja, në harmoni me qëndrimin edhe të Akademisë së  Studimeve Albanologjike dhe Fakulteteve të Filologjisë së Universiteteve tona, kurse nga ana tjetër mjaft studjues të tjerë të pavarur që mbrojnë tezën e një vazhdimësie gjuhësore pellazgo – iliro – shqipe. Deri tani asnjë përpjekje për ndonjë diskutim apo debat shkencor institucional që do t’i shërbente shpënies më përpara yë këtyre studimeve. Me përjashtim të një prononcimi institucional të bërë shtatë vite më parë nga Kryetari i Akademisë së Shkencave të asaj kohe, Prof.Muzafer Korkuti i cili me anën e një artikulli botuar në gazetën “ Gazeta Shqiptare” me tilull “ Gabime trashanike historike dhe shumë dilentantizëm ” kritikonte ashpër mjaft nga studjuesit që mbështesin tezën pellazgjike. Ky prononcim nxiti reagimin e të kritikuarëve për të shpalosur dhe mbrojtur pikpamjet e tyre përmes prononcimeve në gazeta të ndrushme. Pas këtij prononcimi të Korkutit dhe në vijim nuk ka patur asnjë lloj reagimi institucional nga Akademia e Studimeve Albanologjike të Tiranës dhe asaj të Prishtinës. Ka patur vetëm ndonjë reagim të rrallë nga studjues të veçantë,.siç është rasti i pedagoges së Fakultetit të Filologjisë në Universitetin e Tiranës. Prof. Dok. Mimoza Kore. Ajo ka botuar para disa kohe në një  nga të përditëshmet tona një material me titull “ Historia e gjuhës midis amatorizmit dhe objektivitetit shkencor ”. Ky është një veprim shumë pozitiv, pasi shërben për të ballafaquar idetë dhe argumentat tona në mbrojtje të tezave përkatëse.

Profesoresha Kote na fut menjëherë në thelbin e problemit duke cituar Çabejin, i cili ka thënë: “

“.Historia e gjuhës shqipe është si hallkat e një zinxhiri të këputur aty-këtu që duhen rindërtuar. Por ky rindërtim kërkon objektivitet shkencor, intuitë dhe integritet prej studiuesi.”

Pikërisht sepse duhen “ rindërtuar “ këto hallka të këputura, nuk kemi se çfar të presim, nuk ka kush t’i bëjë ato, veç nesh, studjuesëve shqiptarë, sepse studjuesit e huaj, megjith respektin për përgatitjen e lartë shencore të tyre, ata nuk kanë njohurit e nevojshme për gjuhën e sotme shqipe, jo më për dialektet e saj dhe trajtat e vjetra. Duhen bërë kërkime të parreshtura. Duhen zbuluar fakte, duhen gjetur sa më shumë referenca dhe duhen interpretuar me objektivitet ato. Pikërisht tek ky objektivitet ndaj fakteve dhe referencave do të ndalemi.shkurtimisht.

Duke qenë në mbështje pa rezerva të pikpamjeve të Çabejt, i cili nuk e pranoi tezën pellazgjike, dhe Rilindasit që e përkrahën fuqimisht këtë tëzë, i quan “ lagjia e petëve romnantikë”, Kote do të përballet me kollosin tonë të shkencës, S. Frashërin. “ Ishin intelektualët e kësaj periudhe që propaganduan edhe mitin e lashtësisë për të mbështetur aspiratat nacionale. Ideatori i kësaj lëvizjeje të madhe në historinë tonë, Sami Frashëri në librin e tij “Shqipëria ç’ka qenë, ç’është dhe ç’ do të bëhet”, në zërin Shqiptarët në Kamusul (– àlam vëll. I) pohon se në vazhdën e mësimeve të Hahnit, Boppit, Dora d’Istrias, Kamardës e De Radës arrihet në përfundimin: “Pa dyshim Pellazgët janë kombi më i vjetër arian i Europës. Ka shumë fakte dhe shumë rrëfime që na tregojnë se Pellazgët që ne na duken si një përrallë për faktin që janë një komb shumë i lashtë, kanë folur këtë gjuhë që flasim edhe ne sot e kësaj dite. Emrat e perëndive që Pellazgët u faleshin, i ka huazuar mitologjia e grekëve dhe romakëve, por edhe shumë fjalë të tjera që historia i ka ruajtur si emra vendesh etj, duken që janë fjalë thjeshtë shqip edhe na tregojnë që pellazgët kanë folur mijëra vjet më parë të njëjtën gjuhë që flasim edhe ne sot, pothuajse pa ndryshime, ose me aq pak ndryshime saqë po të dilte ndonjë pellazg do të mund të flisnim me të si flet një gegë me një toskë.”

Unë jam plotësisht mbështetës i këtyre pikpamjeve të S.Frashërit. Do të sjell fakte dhe le të gjykojnë lexuesit, por në veçanti studjuesit e profilit përkatës për objektivitetin.

Duke arritur të deshifroj mjaft mbishkrime të lashta, të cilët shkojnë disa shekuj përtej erës sonë, unë kam mundur të zbuloj një numër të konsiderueshëm fjalë të pellazgjishtes ( shqipes së lashtë) ). Ato janë fjalë njërrokëshe dhe, ose janë rrënjë të fjalëve korresponduese të fjalëve të shqipes së sotme, ose janë identike me to. Të gjitha trajtat e këtyre fjalëve kanë qenë të ngurta, pasi gjuha e lashtë shqipe nuk ka patur në përdorim elemente gjuhësore si parashtesa, prapashtesa, mbaresa, nyje, të cilat u japin fjalëve ndryshueshmëri, flaksibilitet. Si e tillë, pellazgjishtja ka qenë një gjuhë shumë e vështirë për komunikim, sidomos në trajtë të shkruar, sepse shkrimi i saj ka patur karakter linear, vargëzim shkronjash, pa ndarje midis fjalëve. Pikërisht se ka qenë e tillë, shumë autorë të antikitetit e kanë quajtur atë gjuhë barbare. Nevoja për një gjuhë më komunikuese ka shpënë në formimin e greqishtes së vjetër dhe më vonë të latinishtes. Këto dy gjuhë nuk kanë lindur në mënyrë natyrale, por janë formuar nga njerëz intelektualë të kohës, janë krijuar artificialisht, mbi bazën e pellazgjishtes, por duke vënë në përdorim mjetet gjuhesore.

Po sjellim një rast. Ndër fjalët e evidentuara të pellazgjishtes ( shqipes së lashtë) është edhe fjala at e cila ruan edhe sot të njëjtën trajtë, krahas trajtës baba. Pikërisht mbi bazën e kësaj fjale pellazge janë formuar trajtat korresponduese në të dy këto gjuhë të lashta. Në greqishten e vjetër kjo trajtë pellazge at, është përdorur si rrenjë e fjalës dhe i është vendosur parashtesa p dhe prapashtesa ros, duke dhënë fjalën patros. Po kështu është vepruar dhe në latinishen. Është marrë trajta at e pellazgjishtes si rrenjë e fjalës dhe i është vendosur asaj parashtesa p dhe prapashtesa re, duke dalë trajta patre( padre).

Edhe emrat e perëndive, ashtu si thotë S. Frashëri, janë emërtuar me anën e gjuhës pellazge. Po përmendim emrin e njërsë prej tyre e cila është lehtësishte kuptueshme , emrin e perëndisë Afërdita. Ky emërtim, si shumë emërtime pellazge, është formuar nga përngjitja e fjalëve njërrokëshe: afër – dita. S’ka nevojë për komente.

Kote vazhdon : “Shumë shpjegime të tilla joshkencore u dhanë nga rilindësit tanë, të cilat synonin rritjen e ndërgjegjes politike kombëtare. Fjalën arbën / arbër, Samiu e shpjegoi me “njeri që bën arë, bujk”… Është provuar shkencërisht se e para lidhet me rrënjën alb të fisit Albanoi dhe pësoi evolucionin historik në arb”.

Unë mendoj se S.Frashëri ka plotësisht të drejtë kur fjalën arbën e shpjegon me “ njeri që bë  arë, bujk.” Fjala arbër është një trajtë e mëvonëshme e trajtës alban. Evoluimi i saj në trajtën arban ( dhe më vonë në arbën ) ka ardhur në përputhje me ligjet fonetike të shqipes, me qiellëzorizimin e bashktingëllores l në r. Shembuj bil < bir, gjalpër < gjarpër. Trajta më e herëshme alban, ashtu si të gjitha emërtimet e lashta, është bërë duke përngjitur dy fjalë njërrokëshe: ar – ban. Fjala ar ka kuptimin e arës, tokë e vënë nën kulturë; fjala ban ka kuptimin e foljes ban të dialektit të gegënishtes, bën në toskërisht. Kuptimi i fjalës së përngjitur del “ Arë ban, arë bën ” Ky kuptim i fjalës alban, jo vetëm që përligjet gjuhësisht, por është një etnonim i dalë si rezultat i përcaktimit të tiparit dallues të banorëve të zones, ku ka lindur ky etnonim, të zonës bregdetare Durrës – Tiranë – Krujë, terren i përshtatshëm për zhvillimin e bujqësisë .Kore mbështet mendimin e  Çabejt se ky emërtim ka dalë nga rrenja alb të emërtimit të fisit albanoi, duke e konsideruarkëtë si të provuar shkencërisht. Emërtimet albanoi, Albanopolis, kanë hyrë në gjuhën tonë nga autorë të huaj, përmes gjuhës së tyre. Në gjuhën shqipe kemi vetëm  trajtat alban, arban, arbër.

Për të neutralizuar disi idenë e S. Frashërit  për prejardhjen pellazgjike të shqipes, znj. Kote  shfytëzon një  referencë tjetër të tij., megjithse  pa dhënë librin nga  ku është marrë.

“ Kjo ideologji romantike që zotëroi gjithë këtë periudhë nuk e pengoi ideologun dhe eruditin e madh, Samiun, të arrinte më vonë në përfundime shkencore te drejta, të cilat duke i shkëputur nga konteksti pellazgjik janë aktuale: “Nuk ka asnjë dyshim se ilirët janë vetëm etrit e shqiptarëve të sotëm” dhe më tej: “Ndonëse ngjarjet që kanë ndodhur qysh prej dy mijë vjetëve në thelb janë të shkruara, nuk mbahet mend që në viset e Shqipërisë të ketë ardhur ndonjë popull tjetër dhe të jetë vendosur aty.”

Për të qenë objektiv në shkencë duhet që  të jesh shumë korrekt me referencat. Ato duhen marrë të plota, ashtu si i ka shprehur autori.dhe të interpretohen drejt. Kore  shprehet “ nuk e pengoi ideologun dhe eruditin e madh, Samiun, të arrinte më vonë në përfundime shkencore te drejta, të cilat duke i shkëputur nga konteksti pellazgjik janë aktuale” Studjuesi nuk ka asnjë të drejtë të komentojë një referencë të një autori, duke shkëputur pjesë nga konteksti i saj.

Frashëri ka qenë koseguent në mendimet e tij. Ai nuk e ka mohuar kurrë mendimin e tij për prejardhjen pellazgjike të shqipes.  Edhe në këtë citat të tij, ashtu si na është dhënë nga Kore, unë nuk  vë re asnjë luhatje ose vetkorregjim të  S.Frashërit.. Ai, duke pohuar se ilirët janë etërit e shqiptarëve të sotëm,  ka  thënë një të vërtetë të pamohueshme, të cilën nuk e ka mohuar asnjëherë, por ai ilirët i sheh si të prejardhur nga pellazgët dhe këtu ai sheh vazhdimësinë etno -gjuhësore pellazgo – iliro- shqipe.  Dhe brenda këtij citati ai e sqaron mirë këtë vazhdimësi etniko – gjuhësore.   “Ndonëse ngjarjet që kanë ndodhur qysh prej dy mijë vjetëve në thelb janë të shkruara, nuk mbahet mend që në viset e Shqipërisë të ketë ardhur ndonjë popull tjetër dhe të jetë vendosur aty.”  Këtu qëndron vlera e vërtetë aktuale e pikpamjeve të Samiut, pasi disa  nga historianët tanë, nuk i shohin ilirët si pasardhës të pellazgëve, pasi, sipas tyre, në trojet iliro – shqiptare ka banuar një etni tjetër të quajtur parailire.