Braimllari: Rilindja e Ramës ka lënë në harresë Kolonjën. Banorët po largohen

523
Sigal

Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Endrit Braimllari, ka akuzuar qeverinë , se ka lënë në harresë Kolonjën. Gjatë një takimi me strukturat e LSI-së në këtë qytet, Braimllari ka nxjerrë në pah problematikat, ku rendit papunësinë, varfërinë dhe mungesën e investimeve në bujqësi. Sipas tij, kjo ka bërë që banorët të largohen në masë nga kjo zonë.

Postimi i plotë

Në bashkinë e Kolonjës në takime me strukturat e LSI.
Shqetësimi kryesor papunësia, varfëria, mungesa e investimeve në bujqësi dhe largimi i banorëve.
Kolonja, toka e Rilindjes së vërtetë, e traditës dhe kulturës e harruar nga Kryeministri dhe Rilindja Fake.
Duhet bashkimi i të gjitha energjive për ti kthyer dinjitetin kësaj zone.
Duhet investuar në bujqësi, në hapjen e vendeve të punës dhe në agroturizëm për të kthyer banorët në këtë zonë të mrekullueshme por të harruar nga Rilindja FAKE e Edi Ramës.