Australia vijon të jetë në alarm nga zjarret

474
Sigal

Situata me zjarret masive në Australi po përkëqesohet, ndërsa autoritetet kanë bërë thirrje për evakuim të banorëve në shtetin e Uellsit të ri jugor. Edhe në qytetin e Sidneit janë tre vatra të rrezikshme, të ndikuara na temperature mbi 40 gradë celcius.

Disa rrugë kryesore jashtë Sidneit u mbyllën dhe autoritetet u kërkuan njerëzve që të shtyjnë udhëtimet e festave të Krishtlindjes, duke paralajmëruar për paparashikueshmërinë e zjarreve për shkak edhe të erërave që arrijnë deri në 70 km /orë. Ndërsa këto pamje nga ajri tregojnë zjarret që kanë përfshirë Luginës e Grose dhe flakët masive në Malin Gospers.

Afro 100 zjarre masive janë evidentuar deri të shtunën pasdite në  zonën e Uellsit nga të cilat shtatë u klasifikuan në nivel emergjence. Ndërkohë, prej tre ditësh në Nju Sauth Uells të Australisë është shpallur gjendje e jashtëzakonshme, për shkak të frikës se vala rekorde e të nxehtit mund ta përkeqësojë krizën e zjarreve.