Braimllari: Më shumë punë të mirëpaguara për të rinjtë e Kavajës

487
Lëvizja Socialiste për Integrim zhvilloi një takim me të rinjtë e qytetit të Kavajës. Të pranishëm në këtë aktivitet ishte Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, njëkohësisht kandidat për deputet për qarkun e Tiranës, Endrit Braimllari dhe Kandidati për kryetar të Bashkisë Kavajë, Maksim Kona.
Gjatë fjalës së tij në këtë aktivitet, Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Endrit Braimllari theksoi se LSI është krenare për përfaqësimin e saj me Maksim Konën, i cili do të dalë fitues në garën për kryetar të Bashkisë së Kavajës. 
“Jemi krenar për përfaqësimin tonë me Maksim Konën në Kavajë. Së bashku ne do ta fitojmë Bashkinë e Kavajës dhe LSI do të dalë e para në Kavajë. LSI është forca politike e njerëzve të përgjegjshëm që marrin vendime në shërbim të qytetarëve. Ka ardhur koha që Kavaja të përfaqësohet me njerëz serioz, të mirë arsimuar, profesionist dhe me integritet”,- u shpreh Braimllari.
Duke u ndalur tek programi elektoral i LSI-së për zgjedhjet e 25 qershorit, B Sekretari i Përgjithshëm Endrit Braimllari theksoi se Lëvizja Socialiste për Integrim ka një plan konkret për hapjen e 100 mijë vendeve të reja të punës për të rinjtë.
“Do të hapim 100 mijë vende të reja pune për të rinjtë. Objektivi ynë është që raporti i arsimit profesional me atë të përgjithshëm brenda 4 viteve të arrijë në 50% me 50% duke marrë në konsideratë që premtimi ynë është për arsim të mesëm të detyrueshëm. Ky është Plani për Punësimin e të Rinjve, është garanci për të sotmen dhe të ardhmen e te rinjve”,- u shpreh Braimllari.
Në fjalën e tij, kandidati për Kryetar të Bashkisë së Kavajës, Maksim Kona theksoi se do të punojmë për të ndërtuar projekte zhvillimi për Kavajën në mënyrë që të sjellim më shumë mirëqenie dhe vende të reja pune, të mirë paguara për të përballuar koston e jetesës. 
Krahas kësaj, Kona u shpreh se do të investojë në arsimin profesional në Kavajë duke shtuar se baza e programit të tij për drejtimin e Bashkisë së Kavajës por edhe i LSI-së janë shanset e reja për të rinjtë. “Do krijojmë më shumë shanse për të rinjtë sepse besojmë tek të rinjtë e Kavajës si një fuqi transformuese”,- tha Kona.
Sigal