Deklaratë e kryetarit të Partisë Demokratike,
Lulzim Basha
Gazeta Telegraf/
Sot Kryeministri hodhi në qarkullim një
videografik
të gatuar në studiot e mashtrimit qeveritar, për t’u mbushur mëndjen njerëzve
se drogën nuk e ka sjellë ai po e gjeti mes nesh.
Videografiku është një mashtrim i pastër. Pretendimet e tij janë sajesa
të Edi Ramës.
Videomashtrimi, nuk mund të fshehë dot Shqipërinë e pushtuar nga droga
që nga rrethinat e Tiranës dhe Rinasi deri në Lumin e Vlorës, pyjet e Kolonjës,
pllajat e vendlindjes së Tahirit, deri në Dibër e në Malësinë e Madhe.
Videomashtrimi nuk mund të mbulojë dot as faktin që tani e dinë të
gjithë: droga po lulëzon kudo me lejen dhe mbrojtjen e Edi Ramës; droga po
lulëzon se Edi Rama nuk ka dashur të kapë asnjë trafikant, por është marrë me
ca fakirë fukarenj, ndërkohë që kokat e trafikut si Habilajt dhe Klement Balili
me shokë janë të lirë dhe të paprekshëm dhe bosët e drogës si Bushi, Roshi dhe
Aga me kompani janë kryetarë bashkish, deputetë dhe krerë të policisë.
Droga në Shqipëri po lulëzon edhe për një arsye tjetër: kryeministri në
vend që ta luftojë drogën ka zgjedhur të luftojë opozitën dhe njerëzit.
Edi Rama është tashmë një vegël e bindur në duart e kriminelëve dhe
trafikantëve të drogës. Ne emër të tyre, Edi Rama ka tradhtuar popullin e vet
dhe po shkatërron të ardhmen e tij. #Shqiperia ne
rrezik me Edi Ramen.



















