Korrupsion/ Prokurori i Tiranës Ardian Braho 18 mijë euro për të hequr sekuestron

593

Gazeta Telegraf/

Sigal

 

Një rast flagrant i korrupsionit është bërë
publik sot në emisionin investigativ “Stop” në Tv Klan.


Prokurori i denoncuar është Ardian Braho, të
cilit i paguhen 18 mijë euro për të hequr sekuestron mbi një sasi parash të sekuestruara
me dyshimin si para të fituara në aktivitet kriminal.


Personi paguan një oficer të policisë
gjyqësore, i cili është sekseri paratë të ndara në 4 pjesë, 3 nga 5 mijë euro
dhe 1 nga 3 mijë euro.

Pas marrjes së parave oficeri i premton
qytetarit heqjen e menjëhershme të sekuestros. Ai thotë se shkresa shkon sot
dhe paratë janë të lira


Fillimisht në takimin e parë qytetari i
kërkon të paguajë shumën në këste, njëherë 8 mijë e më pas 10 mijë euro por
oficeri i thotë se duhet ta paguajë të gjithë shumë menjëherë. Ai pohon se nuk
merr asnjë prej lekëve vetë. Madje shfaqet i frikësuar në të dy takimet.