Braimllari: Korça s’mund të jetë peng i një politike të vjetër klienteliste

248
Sigal

Sekretari i Përgjithshëm i LSI, Endrit Braimllari ka reaguar me një postim në në Facebook për situatën në të cilën ndodhet rajoni i Korçës nën qeverisjen e Partisë Socialiste.

Sipas Braimllarit, qyteti juglindor nuk mund të jetë peng i një politike të vjetër klienteliste për çështje pragmatizmi të një individi.

Endrit BraimllariKorça ka nevojë për mundësi punësimi, shpresë dhe kthimin e të rinjve në vënd.

Korça nuk mund të jetë peng e një politike të vjetër klienteliste për çështje pragmatizmi të një individi.

Korça do të drejtohet nga të rinj dhe të reja energjikë të cilët do ti kthejnë shpresën Korçës dhe Shqiperisë.