“Bomba” e Arben Imamit, zbardh pazaret e fshehta brenda PD-së: Le të dalë Lulzim Basha ta hedhë poshtë këtë

340
Sigal

Ish-ministri i Mbrojtjes, Arben Imami një nga 10 firmëtarët e peticionit që kërkojnë shkarkimin e Bashës nga posti i kryetarit për shkak të humbjes së zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit ka ngritur një akuzë të fortë ndaj kryedemokratit.

Akuza e ngritur është se listat e kandidatëve për deputetë në PD janë blerë me para.

“U shkallmuan rregullat e PD, u prishën listat, u blenë me para. Paguhen para e këto zëra qarkullojnë haptazi me PD-në. Unë po them se janë paguar para dhe atëherë dhe tani. Nuk ndërtohet një parti në këtë mënyrë. Mos kërkoni ndonjë parti prokurori. Kjo është çështje opinioni brenda PD-së, le ta dalë Lulzim Basha ta hedhë poshtë. Kur ta mësoj do ta them konkretisht, pasi me të dëgjuar e kam. Kur nuk respektohet statuti, e bën një listë dhe i vë logo tjetër; Basha heq logon e PD-së, e i vë Shqipëria e re. Çfarë do të ndodhë? Nëse nuk reflekton do të vijmë prapë kur jemi këtu, do të ketë përsëri humbje zgjedhjesh edhe pas katër vitesh”, tha Imami në studion e Top Talk të gazetarit Denis Dyrnjaja.

Sipas tij, gjithçka erdhi pas nënshkrimit të paktit të 17 majit në vitin 2017, mes Bashës dhe Ramës, që nuk u bë transparente.

“Një vendi i emancipuar, një popull i qytetëruar, një klasë e media e qytetëruar nuk merret me rezultatin e zgjedhjeve, merret me faktin se si erdhëm deri këtu. Zgjedhjet nuk janë humbur tani më 25 prill, janë humbur në maj të vitit 2017, jo për marrëveshjen, por rezultatet që ajo solli. Zgjedhjet kanë dalë identikisht me të njëjtin rezultat si në 2017, PS dhe aleatët saj kanë 77 deputetë, ato kanë 63. Ka pasur një spostim të votave nga 2017 që i ikën te LSI, i janë kthyer mbrapsht PD. Kjo në fakt ka një shpresë ndoshta diçka mund të ndodhë krijojë një entuziazëm se pati një shpresë, por rezultati është identik humbja është njësoj si në 2017-ën”, tha Imami.