Ylli Dylgjeri: Përgëzimi i SHBA-se, një absurd!

247
Qysh në krye po e shpreh thjeshtë mendimin tim
lidhur me këtë deklaratë përgëzuese të SHBA-se.
Se pari, Unë, si shtetas shqiptar, nuk ndihem i përgëzuar nga zgjedhjet e fundit në vendin tim. Procesi i zgjedhor më bëri të ndihem i fyer, i ndotur,
i zhgënjyer, sepse faktet e derisotme elektorale më
kane bindur se keto zgjedhje ishin të pabarabarta,
të deformuara, perçarese dhe jo të lira.
Keto zgjedhjet ishin nje mashtrim.
Vullneti i popullit u tjetersua. Makinacionet, patronazhiste jo ligjore, pjesmarja e administratës publike në fushate, klientelizmi, anësia e mediave prane qeverise, vrasjet, plagosjet, rrahjet masive pamjet qe i ndoqem edhe ne media treguan per nje masaker elektorale ne sy te politikaneve, kandidateve per deputet dhe organeve te rendit e pushtetit vendor.
Se dyti, partneriteti eshte nje fjale e madhe. Por edhe ky partneritet eshte i pa vertete. Raportet investiguese qe vine nga Institucionet amerikane gjatë viteve te qeverise Rama jane ngjethesë: droga, krimi, trafiqe, skandale financiare emigracioni masiv, mungesa stabiliteti politik dhe ekonomik etj janë treguesit sintetik te ketij regjimi. Ky shtet sot ka ndertuar nje regjim që SHBA, si shteti më i madh i lirisë dhe demokracise e quani serisht si një Partner i ngushtë!
Absurde! Partneret gëzojnë reciprocitete e barazi, gjë të cilën ky shtet se zotëron. Ndaj, edhe si gjuhe diplomatike kercet, ose eshte nje farse për përdorim diplomatik burokratësh.
Se treti, rezultati që sollën këto zgjedhje të pa barabarta nuk mund ta forcojë demokracine që solli
ky rezultat i pavertete qe ende sot eshte i pa çertifikuar nga instititucionet e njohura me ligj. Ndaj dhe fjala respektim i zgjedhjeve është shumë larg për tu arritur.
Mos duhet te heshtim zoterinj amerikane?
Sigal