Blushi- Ramës: Thuaj popullit tënd që je peng dhe vazhdo punën tënde

276
Sigal

Presidenti Ilir Meta në konferencën e sotme për median kishte një mesazh dhe për kryeministrin Edi Rama. “Mbrojtja e Kushtetutës nuk është territor i askujt por detyrë e parë e Presidentit të Republikës”, tha Meta

Presidenti i Republikës nuk është vetëm komandat i Forcave të Armatosura, por është ushtari i parë i Republikës.

“Duhet ta dijë kushdo. Ka ardhur koha për të verifikuar ndershmërinë dhe patriotizmin e çdo qytetari. Le ta dinë edhe armiqtë e Shqipërisë se do ta marrin përgjigjen atje ku nuk i shkon mendja. Boll i futën duart e zeza këtu për të na bërë një vend gazi i botës! Atij zotërisë i them përpiqu të bësh aq sa bëri Izetbekoviç kur e morën peng. Thuaj popullit tënd që jam peng dhe vazhdo punën tënde. Sepse nën këtë qiell e mbi këtë tokë nuk e merr më askush peng”,- deklaroi ndër të tjera kreu i shtetit.

Tedi Blushi, Zëdhënës i Presidencës, në një reagim në rrjetet sociale, pas konferencës së kreut të shtetit deklaroi se referenca për pengun i adresohet vetëm Edi Ramës.

“Një sqarim për të gjithë kolegët e nderuar gazetarë: Referenca për “pengun” i adresohet direkt Kryeministrit ende në detyrë që duhet të heqë urgjentisht dorë nga pengmarrja e së ardhmes europiane të Shqipërisë! Kjo është e qartë!”,- deklaroi Tedi Blushi.