Bllokimi i furgonit me ushqime për vota në Berat, Meta: Gjejini! Izolojini! Mos i toleroni!

183
Sigal

Në qytetin e Berati, kandidati i PD Tomorr Alizoti, së bashku me një grup qytetarësh ka bllokuar një makinë me ushqime të cilat u shpërndaheshin qytetarëve në këmbim të votave.

Presidenti Meta ka përshëndetur aktin e qytetarëve të Beratit dhe shprehet se fenomene të tilla duhen ndëshkuar ligjërisht.


Mesazhi i Ilir Metës në rrjetet sociale:

Bravo qytetarëve të Beratit!
Gjejini! Izolojini! Mos i toleroni!
Nuk ka patronazhist, fuks dhe bandit, që mund ta ndalë Ndryshimin e Madh më 25 Prill!
“…Ngrehuni dhe bjeruni,
korini dhe shtypini,
katundar e punëtorë,
që nga Shkodra gjer në Vlorë!”
Me qetësi dhe vendosmëri drejt 25 Prillit