Blindohet Bashkia Devoll, Duro në zyrë me 30 policë të Speciales

475
Sigal

Në ambientet e bashkisë Devolla ndodhen që nga mesnata me dhejtra forca policie. Efektivët janë të pranishëm në ambientet e jashtë dhebfranda institucionit.

Ndërkohë kryetari i ri i bashkisë Eduard Duro I emrura nga votimet moniste të 30 qershorit ka shkuar në zyrë ditën e sotme që në orën 06:30. Ndërkohë që para bashkisë kanë filluar që të grumbullohen edhe mbështetësit e opozitës prej orës 07:30.

Militantët e Rilindjes në prani të prefektit të Korçës kanë çmontuar bravën e derës së jashtme dhe të dyerve të brendshme për t’u futur brenda, teksa nga zyra e re kryetari i ri dha edhe intervistën e parë ditën e premte.

Pak më herët ka mbërritur në bashki edhe ish-kryebashkiaku Bledion Nallbati, i shoqëruar nga administrata.

Në fjalën e tij para gazetarëve, ish-kryebashiaku ka deklaruar se bashkia është pushtuar dhe administrata nuk mund të punojë nën terrorin e policëve. Ai është shprehur se do të vazhdojë t’iu shërbejë qytetarëve dhe do shkojë çdo ditë te bashkia.

“Bashkia u dhunua në prezencë të deputetëve dhe prefektit të Korçës. Brenda bashkisë ka Forca Speciale. Unë jam kryetari i ligjshëm i bashkisë, i zgjedhur nga 59% e qytetarëve. Do jem këtu çdo ditë, 24orë në ditë.

Do të vazhdoj t’iu shërbej qytetarëve. Bashkia është pushtuar. Nuk di ç’ka ndodhur me dokumentacionin që ndodhet në zyrë. Administrata nuk mund të hyjë në bashki dhe të nisë punën nën terrorin e policisë”, ka thënë Nallbati.