Bledian Koka: Alqi Bllako i inceneratorëve dhe listat e PD

436
Sigal

Është e pamundur që listat e 2 partive kryesore të mund ti shpëtojnë kurrë debatit për përbërjen e tyre. Ashtu ndodhi dhe mbreme. Së pari ajo e PD-së e cila është një listë që nuk të shkakton buzërrudhje në prezantim të parë. Si një listë pa kriminelë, pa të korruptuar, pa subjekte të OFL-së, pa ofiqarë të cilët ka firmosur me verbëri inceneratorë që i bëjnë shkrumb e hi taksat e shqiptarëve. Lista e PD-së është ajo tjetra, që jëp përgjigje më së pari me përbërje te njërëzve të cilet në dyshim ‘Right or Wrong”, janë RIGHT. Lulzim Basha nuk duhet të bëjë sot gabimin që të krahasojë listën e tij më të Edi Ramës. Kryeministri i shndërruar në komentator, u mundua sot te fshihte dhimbjen për humbjen e betejës së parë, që është ajo e cilësive të gjithësecilit. Listë për listë, demokratët ia futën. Në betejën “Babale” e drejta rezulton në anën e PD-së, Edi Rama pranoi se Ervin Salianji kishte të drejtë dhe për këtë arsye e internoi Fatmir Xhafajn në golgotën e listave rilindase. Edhe Lulzim Basha e mendon njësoj. Largimi me stilin “partia tënde të dënon” i pupilit të amerikanëve për Reformën në Drejtësi u dënua me asgjesim. Që këtu mund te kuptohet se kush po tenton ta kapë Drejtësinë e Re. Asgjesimi i Ditmir Bushatit si nënshtrim ndaj kërkesave të Rexhep Taip Erdogan është një akt që Edi Rama nuk mund t’ia justifikojë socialistëve si arsye pse ai s’paska takuar socialistët. A e ka bërë më shumë këtë Alqi Bllako? Ky i fundit është i kundërti i Ditmir Bushatit i cili më shumë se njëherë ka denoncuar qasjen pro-oligarkike të Edi Ramës. Prandaj sot lista e PS-së është ajo që merr në mbrojtje firmëtaret e inceneratorëve dhe jo kundërshtarët e tyre. Në këtë mes nuk ka asgjë socialiste, por thjeshtë pazar personal. Unë nuk e di sesi do të përformojnë demokratët në pushtet, por e di dhe e kam parë mirë se çfarë kanë bërë socialistët me të. Deri në një njoftim të dytë ju përshëndes të gjithëve me foton e një figure të korruptuar si Alqi Bllako, i cili e nisi karrierën tek PD, por veten e gjeti tek PS!

p.s…madje më shumë sesa Ditmir Bushati e Pandeli Majko!