Ylli Dylgjeri: Rama po vërteton që ndjek mësimet e Enverit, por i zbaton në format karikature

362
Sigal

Ditën e sotme, gazetari Ylli Dylgjeri me anë të një postimi të shpërndarë në rrjetet sociale, është shprehur se, “Rama po vërteton që ndjek mësimet e Enverit, por kuptohet i zbaton në format karikature”.

“Ai nxirrte grupe armiqesore, kënaqte popullin që i kish ardhur ne maje te hundes dhe forconte pushtetin e vet duke afruar kuadro gjithnje e me injorante. Edhe Rama spastron listat nga kurrizperkulurit e diskredituar, kenaq militantet e vet qe “ua preu kokat” atyre qe keqperdoren pushtetin dhe besimin e kryetarit Rama, dhe afron gjithnje e me shume injorante per ta brohoritur.”,- shprehet më tej Dylgjeri në postimin e tij.

Reagimi i tij i plotë:

Ska Veting në PS
Rama po vërteton që ndjek mësimet e Enverit, por kuptohet i zbaton në format karikature. Ai nxirrte grupe armiqesore, kënaqte popullin që i kish ardhur ne maje te hundes dhe forconte pushtetin e vet duke afruar kuadro gjithnje e me injorante. Edhe Rama spastron listat nga kurrizperkulurit e diskredituar, kenaq militantet e vet qe “ua preu kokat” atyre qe keqperdoren pushtetin dhe besimin e kryetarit Rama, dhe afron gjithnje e me shume injorante per ta brohoritur.
Me dy cilesi behesh i dashur per Ramen, hunda te preke token dhe truri te jete sa me bosh. Keshtu, me gjithe kete spastrim ne radhet e PS, normalisht do te ndodhte ndonje kryengritje. Por jo. Vetem kryengritje nuk ndodh. Te gjithe me ndonje perjashtim te vogel po ikin kokeulur e me lot ne sy. Kjo tregon fare qarte kalbezimin dhe kriminalizimin  ne thelb te PS, ku jo vetem militojne te fortet per te mbledhur vota, por ka patur aq shume krime e korrupsion mes anetareve te qeverise e te parlamentit sa te gjithe do te mbajne gojen mbyllur dhe do te votojne Ramen pa asnje diskutim. Sepse jane te shantazhueshem. Ne PS ka humbur edhe shprehja Shvejkiane: Te dhjere po krenar. Ne forumet e larta te PS sot nuk ka me krenar. Në PS ka vetëm të dhjerë.
Kushedi sa do te jete % e te shantazhuarve kete here!