Najada Çomo dhe Luljeta Bozo në PS/ Basha: Sado makiazh të hedhë Rama, askush s’e beson

211
Sigal

I pyetur nga gazetarët për emrat suprizë të PS-së që janë shefja e Infektivit, Najada Çomo dhe inxhinjera Luljeta Bozo të cilat janë të renditura të parat në listën e PS-së në qarkun Tiranë, Lulzim Basha tha se Rama sado makiazh të hedhë, nuk e beson më njeri. ”Sado makiazh të hedhë Rama e të vendosë, nuk ia hedh dot më askujt. Shqiptarët e dinë që prej tij nuk vjen asnjë ndryshim. Ka ardhur koha që të largohet. Në do të bëjmë realitet çdo plan që kemi shpalosur para shqiptarëve”.