Bledi Çuçi: Marrëveshje për bujqësinë me agjencitë e okb-së

431
Sigal

Ministri i Bujqësisë Bledi Çuçi nënshkroi marrëveshje me agjenci të Organizatës së Kombeve të Bashkuara në lidhje me “Rezultatin 3 – Rritja ekonomike, punësimi dhe bujqësia” 2019- 2020 përmbledh një seri ndërhyrjesh që Agjencitë e Organizatës së Kombeve të Bashkuara së bashku me Qeverinë, do të zhvillojnë gjatë periudhës 2019-2020. Ky plan parashikon ndërhyrje në masën 5.7 milionë USD. Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Bledi Çuçi tha: “Ende sot pjesa më e madhe e popullsisë jeton në zonat rurale. Ne duhet të ndërmarrim ato politika që frenojnë largimet nga fshati përmes uljes së varfërisë në këto zona. Me rëndësi për ministrinë që unë drejtoj, janë ndërhyrjet në fushën e zhvillimit rural dhe uljes së varfërisë duke u fokusuar në zhvillimin e strategjive të barazisë gjinore dhe strategjive për reduktimin e varfërisë, duke përfshirë rritjen e ndërgjegjësimit dhe njohjen e rolit kryesor të grave në bujqësi dhe ekonominë rurale. E thënë më konkretisht, të krijojmë kushtet për një angazhim të përbashkët mes qeverisë shqiptare dhe familjes së OKB, në nxitjen e punësimit sidomos të grave dhe të rinjve në zonat rurale.”