“Biznesi fason në krizë të thellë”- Xhixho: Tkurrja me shpejtësi e kompanive po lë pa punë mijëra gra dhe vajza! Qeveria të ndërhyjë

24
Sigal

Deputetja e Partisë së Lirisë Erisa Xhixho thotë se biznesi fason ka përfunduar në një krizë të thellë pasi tkurrja me shpejtësi e kompanive të tilla po lë pa punë mijëra gra dhe vajza.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, ajo shprehet se nga nisja e këtij viti janë mbyllur tre mijë vende pune, ndërsa kriza ka përfshirë fasonët në Shkodër, Laç, Elbasan, etj.

Sipas deputetes gjasat janë që kriza të vijojë të zgjerohet, duke kërcënuar me humbjen e të ardhurave mujore mijëra familje.

Postimi i plotë:

Biznesi fason në krizë të thellë!

Tkurrja me shpejtësi e kompanive fason po lë pa punë mijëra gra dhe vajza.

Tre mijë vende pune janë mbyllur që nga nisja e këtij viti

Kriza ka përfshirë fasonët në Shkodër, Vau i Dejës, Has, Laç, Fush-krujë, Krujë, Elbasan, Gramsh dhe Bilisht

Gjasat janë që kriza të vijojë të zgjerohet, duke kërcënuar me humbjen e të ardhurave mujore mijëra familje. Rreth 400 mijë shqiptarë që ushqehen përmes këtij biznesi janë sot të rrezikuar.

Kriza e fasonëve është rezultat i politikave të gabuara të qeverisë, e cila i ka hapur rrugë pastrimit të parave. Mbiçmimi artificial i lekut po shtyn në buzë të greminës biznesin e ndershëm që paguan taksa e bashkë me të edhe mijëra ekonomi familjare.

Qeveria duhet të ndërhyjë urgjentisht fillimisht me paketën e premtuar të masave e më pas me mbështetjen në terma më afatgjatë.