“Bilancin 8-vjeçar të ajrit, do ja përplasin Rilindjes”, Lefter Maliqi: Berati drejt 4 mandateve për LSI

174
Sigal

Këtë të diel, Lëvizja Socialiste për Integrim mbajti një takim elektoral ku njëri prej kandidatëve për deputetë, Lefter Maliqi, në fjalën e tij tha se Berati i konfirmoi sot 3 mandatet e sigurta për LSI-në dhe e orientoi drejt të katërtit.

”Bilancin 8-vjeçar të ajrit, do ja përplasin Rilindjes socialistët e vërtetë më 25 prill, sepse bilancin e tokës do e bëjnë shqiptarët bashkë me opozitën e bashkuar”,- shkruan Maliqi në një postim të tijin të shpërndarë në rrjetet sociale.

Postimi i tij i plotë:

Ata që bëjnë aeroporte 3D, janë në ajër, toka i refuzon, Berati i injoron, Shqipëria i bojkoton. Këto foto e video nga takimi madhështor ku i uruam mirëseardhjen kryetares së LSI-së në Berat, Monika Kryemadhi, janë dëshmi e qartë e fitores së madhe më 25 Prill.

Berati i konfirmoi sot 3 mandatet e sigurta për LSI-në dhe e orientoi drejt të katërtit. Shqiptarët na besojnë, shpresojnë vetëm tek ne, sepse vetëm ne do qeverisim me dhe për ta pas 25 Prillit.

Bilancin 8-vjeçar të ajrit, do ja përplasin Rilindjes socialistët e vërtetë më 25 prill, sepse bilancin e tokës do e bëjnë shqiptarët bashkë me opozitën e bashkuar.